Mali i Zi, marrëveshje për kërkime nafte pranë kufirit me Shqipërinë

September 17, 2016 17:58

Mali i Zi, marrëveshje për kërkime nafte pranë kufirit me Shqipërinë

Qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshje me nje kompani italo-ruse, për kërkim nafte në bregdetin malazez.  Kërkimi do të bëhet në territorin e Komunës së Ulqinit në afërsi me kufirin e Shqipërisë.
Marrëveshja u bë nga ministri i ekonomisë Vladimir Kavariq dhe përfaqësues të kompanisë italo-ruse. Megjithatë, nga sektori joqeveritar ka pasur akuza në lidhje me marrëveshjen, sipas të cilave ajo shkon në dëm të interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit si degë kryesore e ekonomisës së vendit.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka ende nje reagim rreth këtij projekti edhe pse behet fjale per nje projekt vetëm 5 km larg kufirit në vijë detare.

Mbetet për t’u parë nëse Mali i Zi do të ketë pretendime të tjera apo Shqipëria do t’i kërkojë fqinjit në veri ndonjë sqarim, duke qenë se kërkimet mund të ndikojnë në turizëm.

Një përpjekje të tillë po e bën edhe Greqia me shpresën se burimet e naftës dhe të gazit në bregdetin Jonian do të rivitalizojnë ekonominë e saj.

Shqipëria ka 13 blloqe të lira për kërkime nafte dhe gazi në tokë edhe në det. Mes tyre është blloku ‘Joni 5’ , ku zona naftëmbajtëse përkon me pjesën më të madhe në detin Jon, në jug të vendit në kufi me Greqinë.
Megjithëse, që prej vitit 1988 kaluan shumë kohë, u duk se kërkimet po merrnin udhë, rreth 10 vjet më parë, kur qeveria shqiptare e asaj kohe arriti të kishte edhe një marrëveshje paraprake me një kompani të huaj dhe pritej që të nisnin edhe kërkimet. Aq konkrete u bë kjo nismë saqë zgjoi edhe pretendimet e palës greke, të cilët rreth dy vjet më pas iniciuan një masterplan për kërkimet e naftës në ujërat detare.

Edhe qeveria greke bëri publike 20 blloqet e saj, të cilat do të jepen me koncesion për kërkimin e naftës në det.

Si blloqet e pretenduara nga Greqia, ashtu dhe ato nga Shqipëria, kanë mbivendosje në një sipërfaqe prej rreth 26 km katrorë.

Po ndërsa blloku shqiptar ndodhet brenda ujërave territoriale shqiptare, ai grek është i përcaktuar sipas pretendimit për një kufi të ri ujor me Shqipërinë, për të cilin tentoi të kishte një marrëveshje, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Edhe pse kufiri është i përcaktuar dhe kjo nuk ka dyshime me sa duket, ky pretendim i grekëve, për kufirin po mban peng edhe kërkimet në ujërat shqiptare. Ky spostim në kohë i kërkimeve për naftë në ujërat territoriale shqiptare, për shkak të pretendimit grek nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritet shqiptare. / DITA

blloqet1

September 17, 2016 17:58
Komento

5 Komente

  1. Prish pune September 17, 18:09

    Ne mal te zi kalon lumi me i madh nafte ne bote.Per kete”lume “thuhet se po luftonte amerika ne kosove.Si do vej puna..nuk e di…por gjegrafet jane me se te sigurt se do kete lufte te madhe per kete burin energjie.

    Reply to this comment
    • Dielli September 18, 13:00

      O prish pune,Shqiperia dhe bota nuke ka nevoje per energji nga nafta, qe jo pa aresye ndodhet ne thellesi te tokes si ndotes ambjenti,por per energji te paster si dielli,uji,dhe era qe Zoti i ka dhene pa mbarim per te gjithe popujt kudo qe jane,dhe pengese per to behen politikane e boset e naftes dhe pushtetare te superkorruptuar e te pa ngopur dhe armiqesore me gjithca qe jeton ne kete bote,dhurat e Zotit.lerini me prockullat e lumejve te naftes qe shkencerisht nuke jane te pranuashme.Kha e naftes si burim energjie po iken sikurse shume profesjone ne jete.Eshte shekulli i elektronikes dhe kthimit te materjes ne energji dhe nga energji ne materje, o komentues lumej nafte.

      Reply to this comment
      • ganiu September 18, 18:00

        Ti duhet të kesh ndonjë lajm prej alieneve që je kaq ishte sigurt?

        Reply to this comment
      • Prish pune September 18, 22:24

        O dielli…ti duhet te besh nje pune dhe vetem nje…te flesh gjume se je ne narkoze te thell.Sidoqofte ti ke nje te drejt…kaq di kaq shkruan…hajde ik fli gjume tani…se kur te “zgjohesh” do biesh prap ne gjume-narkozen qe “ha ne shpelarjen tru-rore”ndermjet rrjeteve qe ke zgjedhur te informohesh.

        Reply to this comment
  2. Arben September 18, 14:41

    SHQIPETARET E MALIT TE ZI PER HERE TE PARE U BASHKUAN NE NJE PARTI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*