Mali i Zi nxitet të hetojë bankën e familjes së kryeministrit

January 22, 2016 17:38

Mali i Zi nxitet të hetojë bankën e familjes së kryeministrit

Anëtarët e Parlamentit Europian kanë kryer 155 ndryshime te një draft rezolutë mbi Malin e Zi, që do të diskutohet në shkurt, kryesisht duke nxitur Podgoricën të zgjidhë problemin e korrupsionit, akuzat për blerje votash dhe çështjen e privatizimit të Telekomit shtetëror.

Rezoluta e hartuar nga Komitetit i Çështjeve të Jashtme i Parlamentit nxiti edhe një herë një investigim për çështjen e regjistrimeve audio. Deputeti suedez, Jasenko Selimoviç e nxiti Malin e Zi ta bëjë këtë gjë përpara planifikimit të zgjedhjeve këtë vit.

Çështja shpërtheu në shkurt 2013 pasi media publikoi transkipte të përgjimeve të zbuluara në takimet e Partisë së Social Demokratëve, DPS.

Në zbulime, zyrtarët e partisë premtonin vende pune dhe kredi për mbështetësit dhe donatorët e fushatës zgjedhore.

Prokuroria në Podgoricë ka kryer tashmë një investigim mbi akuzat e abuzimit me fondet shtetërore dhe abuzimin me detyrë në fushatën e DPS, drejtuar nga kryeministri Milo Djukanoviç, por vendosi që nuk kishte pasur shkelje.

Rezoluta thekson se pavarësisht ndryshimeve pozitive në legjislacion, korrupsioni mbetet një shqetësim serioz në Malin e Zi dhe mirëpritet krijimin i zyrës së Prokurorit të Posaçëm me detyrën e luftës kundër korrupsionit.

Parlamenti tha se ishte i shqetësuar me numrin e dënimeve përfundimtare në çështjet e krimit të organizuar dhe se asetet e sekuestruara ishin ende të ulëta. Gjithashtu se kërkohej bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe policisë.

Deputeti austriak Lunacek dhe ai britanik Reintke kanë kërkuar për fillim të hetimeve dhe ndjekje penale për çështjet e nivelit të lartë përfshirë akuzat për pastrim parash nga Prva Banka, që zotërohet nga vëllai i kryeministrit Djukanoviç, Aco Djukanoviç.

Banka shtetërore e privatizuar në vitin 2006 u shit te familja e Djukanoviç. Qeveria e tij që atëherë ka depozituar sasi të mëdha të parave shtetërore në të ndërsa opozita dhe disa OJQ e kanë akuzuar bankën për pastrim parash të krimit të organizuar dhe kredi të këqija për kriminelët dhe aleatët e Djukanoviç.

Kur këto kredi nuk u shlyen, Djukanoviç i dha kredi bankës në vitin 2008 duke e detyruar parlamentin të miratonte një ligj special që i dha 40 milionë euro.

Një investigim nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, tha se nuk kishte prova që kreditë e dhëna nga shteti ishin shlyer dhe se për të ofruar paratë e nevojshme për bankën Djukanoviç shiti kompaninë energjetike shtetërore dhe ia dha paratë bankës.

Banka nuk u hetua kurrë nga autoritetet malazeze.

Disa ndryshme në rezolutë shprehnin shqetësimin për vonesat në hetimin e privatizimit të firmës së Telekomit në vitin 2005.

Në vitin 2012, parlamenti malazez nisi një hetim për korrupsion në privatizimin e Telekom pasi autoritetet amerikane thanë se kishin informacion se disa zyrtarë malazezë kishin marrë ryshfet për të siguruar pranimin e ofertës për Telekom.

Komiteti parlamentar e përfundoi punën nëntë muaj më vonë pa nxjerrë asnjë konkluzion. / BIRN

January 22, 2016 17:38
Komento

1 Koment

  1. ESMERALDA January 22, 20:05

    NJESOJ SI SALI BERISHA ME TE VETMIN NDRYSHIM SE FAMILJA E TIJ NUK HAPI BANK POR KOMANDON JO PAK BANKA KU KA DEPOZITUAR KAPITALET E GRABITURA…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*