Maliq-Pogradec, asgjësohen 8710 rrënjë kanabis; në pranga 3 kultivues

August 1, 2016 11:41

Maliq-Pogradec, asgjësohen 8710 rrënjë kanabis; në pranga 3 kultivues

Vijojnë aksionet, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Zbulohen dhe asgjësohen me anë të djegies, rreth 8710 bimë të dyshuara kanabis sativa në Maliq dhe Pogradec. Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta e municione.

Aksioni i parë është zhvilluar në në fshatin Osojë-Maliq, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe”. Në këtë vend, policia kapi në flagrancë edhe kultivuesit. Në pranga kanë rënë shtetasit Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll; Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll dhe Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me 6560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, 530 prej tyre të mbjella në kubikë, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e Policisë, në afërsi të këtyre parcelave u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri të llojit pistoleta dhe pesë fishekë pa lejen e organeve kompetente, si edhe 1000 fara të ngjashme, me ato të llojit kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërkohë policia zbuloi dhe asgjësoi me anë të djegies rreth 2150 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa,të tjera. Më konkretisht, marijuana është gjetur e kultivuar në fshatin Çereshnik, Bashkia Maliq, e cila ishte ndarë në dy parcela të ndryshme.

Ndërsa në fshatin Dunicë, Pogradec, në vendin e quajtur “Koria e Dunicës”, u gjetën të kultivuara rreth 30 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për hetime të mëtejshme.

August 1, 2016 11:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*