Maliqi: Me Ramën njihem që në ’90-n, me Berishën e Bashën s’kam pasur ndonjëherë kontakte

Redaksia Online September 7, 2013 09:13

Maliqi: Me Ramën njihem që në ’90-n, me Berishën e Bashën s’kam pasur ndonjëherë kontakte

Këshilltari i kryeministrit Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqi, flet për bashkëpunimin me qeverinë e re. Në një intervistë për GSH, Maliqi rrëfen njohjen me Ramën në vitet ’90 edhe polemikat e përplasjet me Fatos Lubonjën, Aurel Plasarin, Mero Bazen e televizionin “Klan”.

“Me Aurelin kam zhvilluar një polemikë para 18 vitesh. E pata kritikuar pikëpamjen e tij mbi “rishfaqjen e Vijës së Theodosit” (imperatori që e ndau Perandorinë romake në dy pjesë), që ai e shihte si fatalitet që edhe sot i ndanë tokat dhe kokat shqiptare. Polemika ishte akademike, por edhe rreth rrënjëve evropiane të shqiptarëve. Koncepti i Aurelit ishte përjashtues, mendonte se vetëm katolikët dhe protestantët janë evropianë me rrënjë. Unë isha për qasje përfshirëse, se ideja e Evropës nuk i përjashton ortodoksët dhe myslimanët. Aurelit si duket edhe sot i ka mbetur hatri pse ideja e tij mbi Kosovën “matanë vijës së Theodosit”, ose jashtë Evropës dhe Perëndimit, nuk doli e saktë dhe vazhdon të më konsiderojë anti-evropian. Sa i përket Meros nuk kemi pasur ndonjë sherr, por as afërsi. Në vitet ’90 ai ka punuar për mediat kosovare që kanë shpifur ose ekzagjeruar argumentet kundër meje, ato që përmenden edhe sot (babai komunist i nomenklaturës titiste, pro-serb sepse kam studiuar në Beograd etj. Mero më së shumti reagoi pse Rama angazhoi dike që për televizionin “Klan” dhe Sali Berishën realizoi sondazhet, që në vitin 2005 dolën të sakta, e më 2009 e 2011 tejkaluan marzhën e gabimit në parashikim”, shprehet ai.

Maliqi sqaron edhe pse është prishur me televizionin “Klan”.

“Me televizionin “Klan” u ndava keq në vitin 2011, sepse nuk pranoi publikimin e parashikimit të korrigjuar, ku gara mes Ramës dhe Bashës tregohej e nivelizuar, por u insistua që me grafika ta nxjerrim si fitues Bashën me përparësi bindëse. Unë kam menduar se do të jetë e mjaftueshme nëse e them gojarisht korrigjimin, se kampioni është i devijuar dhe duhet pritur garë shumë e ngushtë, ose edhe e përmbysur në favor të Ramës, çka edhe doli pas numërimit të parë. Kjo është e regjistruar në emisionin e Blendi Fevziut, mund të verifikohet lehtë. Por, të gjithë u kapën për grafikët e parashikimit të devijuar”.

Për sa i përket njohjes me Ramën ai sqaron: “Në vitet ’90 kam qenë më i afërt me një grup intelektualësh rreth fondacionit “Soros” në Shqipëri, një kohë ata na u bashkuan në nxjerrjen e shtatë numrave të revistës MM që e botonim në Prishtinë. Është projekt i parë i tillë i përbashkët, në kushtet e vështira, kur i patëm kontrabanduar 500 ekzemplarë të revistës me varka nga ana e Liqenit të Shkodrës, ose i bartnim në sasi më të vogla përmes Maqedonisë me valixhe personale, për ta distribuuar në Shqipëri. Kurse miqësi më të ngushtë kisha me Ramën dhe Fatos Lubonjën, kur edhe ata të dy ishin të afërt. Vetëm se kur Rama filloi karrierën politike, Lubonja nuk e priti mirë “ndryshimin” dhe “përshtatjen” e Ramës me ambicien politike, që atij i dukeshin si “tradhti” e idealeve të aktivistit të shoqërisë civile. Me Lubonjën në atë kohë pata zhvilluar polemikë private përmes postës elektronike, ku unë e arsyetoja Ramën, kurse ai e kritikonte gjithnjë e më ashpër. Rama atëherë perceptohej si “parashutist” në politikë, një si kalorës i vetmuar që nuk mund të bëhet lider me përkrahje të gjerë. Ishte atipik, individualist, me shije të veçantë, cinik, por me një karizëm të një njeriu që ka vizion dhe sheh më larg dhe e bën ndryshimin. Ai kishte ide largpamëse edhe si ministër i Kulturës, por shkëlqeu si kryebashkiak, duke e transformuar Tiranën në mënyrën që nuk ia gjen krahasimin. Nuk ka qenë vetëm pastrim dhe pikturim fasadash i një çorodie dhe shëmtie të anarkisë që kërcënonte me urbanicid, por injektim i frymës së re që Ramën e bëri të pëlqyer dhe popullarizuar, shpresë e të gjithë atyre që ishin të lodhur nga konfliktualiteti i binomit Sali Berisha – Fatos Nano… Rama i dha tranzicionit shqiptar një dimension të kreativitetit në politikë që hapte rrugët përtej karakterologjisë së politikanëve të tranzicionit që edhe ish-enveristët edhe anti-enveristët i shndërroi në kreatura pragmatiste dhe llomotiste, në neo-bizantinë që ushqehen vetëm me teori komploti dhe intriga, dhe mbahen në pushtet dhe opozitë jo me programe konkrete, por duke akuzuar dhe sulmuar tjetrin. Ky ishte binomi Berisha-Nano. Rama, edhe me mjete të politikës bizantine, sepse ndryshe s’do të realizohej, e mundi Nanon dhe tani edhe Berishën. Sot Rama promovon një program dhe ekip krejtësisht të ri. Kjo e ka rrezikun e vet, kafshët politike bizantine nuk e kuptojnë, por është përpjekje legjitime dhe me sharmin e ribërjes së skenës politike, gjë që duhet të reflektohet edhe nga demokratët e Bashës, nëse marrin mësime nga humbja e thellë e 23 qershorit”.

Maliqi sqaron se propozimi i Ramës për postin e këshilltarit të rajonit ishte një konsultë e ndërmjetësuar nga Baton Haxhiu nëse do e pranonte një propozim të tillë, dhe nënvizon se asnjëherë nuk ka pasur kontakte me Berishën dhe Bashën.

“Kam bërë sondazhe dhe për ta dhe për Metën dhe i kam prezantuar rezultatet. Ka qenë si puna e avokatit me klientin”, pohon Maliqi

 

Redaksia Online September 7, 2013 09:13
Komento

5 Komente

  1. radio Londra September 7, 09:50

    SKAM GJE PER MALIQIN,POR KUR DO FLASIM PER ‘LIGJIN’
    Po nuk u kuptua qe fatkeqesija me e madhe e ketyre 22 viteve nuk ka qene Saliu por ‘media’,shtypi,informacioni qe e ka mbajtur ate ‘kadaver’ me oksigjen nuk kemi per te bere hajer.Tek ne po vazhdohet ne gjendje tejet konfuze te flitet per mustaqet e òelos e mjekrrat e Koços ,megallomanine e Lubonjes E dogmat e plasareve,fevezinjte e ballinjte e tere idjoteve antishqipetare.O MILET!Tek ne nuk ka shenje demokracije,shteti,shtet i se drejtes,ndarje pushtetesh,drejtesi e barabarte per te gjithe,nuk ka emer sistemi ekonomik,nuk ka vlere truri por bytha,nuk ka sistem akademik e shkencor mbi bazen e meritokracise si baze per te ardhmen por ka idjotesira ‘sondazhe’ kush do fitoje tenderat e hajduterise nga kryehajdutet sorros e kompani qe jane ulur kembekryq ne Shqiperi e e kane katandisur kete vend jo me per ‘NJEREZ’ por per bageti me MASTERA-KU ESHTE SOT POPULLI?SA SHQIPETARE NDODHEN SOT NE KETE VEND ‘BIG BRODHERS’ E SA JANE ARRATISUR OR TI KESHILLTAR I NJE KRYEMINISTRI TE NDRYSHIMIT PER NDRYSHIMIN ,O NDRYSHIM?

    Reply to this comment
  2. Haruni September 7, 12:16

    Po mire o Maliq ! Sondazhet e tua kane marre ne konsiderate edhe vjedhjen e afro 30 mije votave prej Bashes, apo votimin e kosovareve.
    Sondazhet serioze flasin per rezultatin e paster apo “bio”, sepse rrjedhin nga votuesi real dhe nuk shkruhen ne zyrat e Sandrit, Blendit apo Batonit qofte, duke u ndihmuar nga ty si specialist. Dhe ty ja “fute” Edit me qe njiheshe qysh ne 90, se “.. asnjëherë nuk ke pasur kontakte me Berishën dhe Bashën”. Kujt po ja shet keto o Xeni ?
    Ty bravo, t’e lumte qe u bere pjese e stafit te nje kryeministri te deklaruar si antiserb, (se sa do te jete i tille do ta shohim nga qendrimi qe do mbaje me pronat e grabitura nga familja e Saliut Gida, Xeni, Fazllici, Samir Mania, & Co).
    Nje gje nuk dihet do ta ndihmosh ty Edin ne Kosove apo do te te ndihmoje Ai-Ty. Mbase do te rrojme qe ta shikojme!

    Reply to this comment
  3. BESIANA GUSHI September 7, 14:43

    Nativi i Hudhres se Danit kur flet per “kafshet bizantine” e ka fjalen per GOMARET E MALIQIT.
    Nuk mund te ekzistoje nje shalabak me i ndyre se ky qenefexhi serbo-malazezo-berishian.
    I nenvlefteson shqiptaret ky spurdhjak i Hudhres se Danit (vend-dalja nga p.çka e s’emes 8 km nga Rahoveci).
    Nuk i trembet syri se gojen e ka te haje vetem m.t nga mengjezi deri ne darke per te vazhduar naten e per te rifilluar ne mengjez.
    Ja perseris edhe nje here tjeter: nuk je i mirepritur nga shqiptaret!

    Reply to this comment
  4. Apojo September 7, 21:51

    sikur kam lexu diku se Maliq Shkelzeni eshte i biri i nje bashkpunetori te ngushte a te rankoviqit a te nje titullari te larte te UDB-se. zot qe s’je ne qill e s’na sheh qofsha i gabum. INSHALLAH.

    Reply to this comment
  5. Vicebse December 18, 15:32

    Pse nuk bashkpunon Basha Sali Kryemadhi per reformat ne Drejtesi ? Eshte me I ndershem profesional klani Basha Sali Kryemadhi ? Duket qart qe as ju ndjen Bashkepunimi.Duan vetem pushtet Karriken e thyer ne 13Qershor13Keta jane bastardet e Kombit shqiptar.Rroft ambasadori Lu !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*