Mallakastër, zihen mes kushërinjsh, plagoset 32-vjeçari

Redaksia Online March 3, 2013 23:00

Mallakastër, zihen mes kushërinjsh, plagoset 32-vjeçari

Plagoset me mjete të forta një 32-vjeçar në Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kute të këtij rrethi. Sipas policisë, 32-vjeçari Eduard Goxhaj është goditur disa herë me mjete të forta në rrugën pranë banesës së tij, duke marrë plagë të shumta në kokë dhe trup.

Të dyshuar për plagosjen janë kushërinjtë e tij, ndërkohë që nga policia bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 32-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. BW

Redaksia Online March 3, 2013 23:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*