MALLËNGJYESE / Ndihma për partitë në nevojë, Blen Bushi i dhuron Libra-s një dekoder dixhital
Nga Arkiva
Burime analoge bëjnë me dije se ish politikani Blen Bushi, tashmë pjesë e elitës korporative mediatike ballkaniko perëndimore – eurojuglindore, i është bashkuar nismës për të ndihmuar partitë në nevojë.
Fjala është për ato parti të vetmuara, të vogla dhe të injoruara nga partitë e mëdha, të cilat vuajnë edhe për mjetet bazë të operacioneve ditore politike.
Siç njoftojnë burimet, Bushi ka zgjedhur partinë Libra për t’i dhuruar një dekoder televiziv, në mënyrë që kryesia e partisë të ketë mundësi të ndjekë lajmet për të marrë vesh se çfarë bëjnë partitë e mëdha.
“Po jua dhuroj këtë dekoder,” u tha Blen Bushi tre kryetarëve dhe katër nënkryetarëve të partisë, “pse do thoni ju? Që të çkodoni çdo pazarllëk që bëjnë partitë e mëdha”.
Edhe pse nga pikëpamja e evolucionit mediatik, është pikërisht televizioni ai që ka ndikuar në masë të madhe në rënien e lexueshmërisë së Libra’s, Blen Bushi u tha kryetarëve të Libra’s se duhet të përshtaten me kohët moderne.
“Librat e mi mund t’i lexoni në pauzat kur ka reklama televizive,” u sugjeroi bamirësi nevojtarëve.
Burimet që kësaj here kaluan në transmetim dixhital, sqaruan se Libra-rët i kërkuan Bushit t’i ndihmonte edhe me ndonjë ftohës uji zyre, aparat kafeje ekspres dhe ndonjë mikser frutash, por elitari korporativ ua preu shkurt: “Unë s’kam hapur dyqan elektroshtëpiakesh mor bir!”
Në një njoftim të orës së fundit, mësohet se pasi ndërprerja e transmetimeve analoge u shty deri në janar 2019, Blen Bushi e tërhoqi dhuratën dekoduese për Libra’n dhe në vend të saj, i dhuroi partisë një antenë dhome.
Shënim: Gojët e liga është rubrike satirike numerike
Kushe eshte ky (Blen Bushi ) Xhorxh Bushit .hahhahahaha
Kush eshte Bleni
Cili eshte Bushi
Hajde torollake hajde.
Ky milet nuk paska te sosur nga budallenjte. Shumica behen gazetare
Kusuri qe mbetet komenton nen emrin Mirel
Ver syze mirel,…
Si ka mundsi o njerez te cokllanizuar, qe lexoni rubrike humori dhe gjeni gabime te emri Blen Bushi? Kaq hajvane xhanem????