MALLËNGJYESE / Opozita përgatit planin për të mbrojtur ish-Piramidën nga tjetërsimi

June 8, 2020 21:16

MALLËNGJYESE / Opozita përgatit planin për të mbrojtur ish-Piramidën nga tjetërsimi

TIRANË – Duke nxjerrë mësimet e duhura nga pësimi i Teatrit Kombëtar, mbrojtjen e të cilit ua la në dorë të pakualifikuarve, Partia Demokratike dhe satelitët kanë përgatitur planin për të mbrojtur ish-Piramidën, mësojnë Gojët e Liga.

Edhe pse nuk është ende e qartë nga çfarë do ta mbrojnë, ideja është që këlyshët e kuq nuk kanë punë me atë ndërtesë, njoftojnë burimet.

Siç pohoi për redaksinë tonë eksperti i mbrojtjeve në PD Mark Tutkalli, “ashtu si dikur për Teatrin, në fakt operacioni ynë për mbrojtjen e ish-Piramidës ka filluar prej vitesh”. Zoti Tutkalli përmendi përpjekjen mbinjerëzore për konservimin e ndërtesës, duke mos vënë asnjë gozhdë për vite të tëra, maskimin e saj mes habitatit natyral të kioskave që u bënë lokale të famshme, dhe ferishteve që e shndërruan zonën në një park Kombëtar.

Në vijim, siç do të shkruanin të mrekulluara edhe mediat perëndimore, ish muzeu fantazmagorik i diktatorit u shndërrua në një dëshmi të gjallë të vitalitetit, mendjemprehtësisë intelektuale dhe vizionit të disa qeverive demokratike. Të gjithë këto virtyte u kurorëzuan me frymëzimin piramidal për të mbarështuar disa skema financiare që morën admirimin e gjithë botës së qytetëruar të Azisë qëndrore.

Por, ashtu siç kujtoi zoti Tutkalli, operacioni më i madh për rivitalizimin e ish-Piramidës ishte zhveshja që Partia Demokratike i bëri ndërtesës, nga pllakat e ndyra diktatoriale të mermerit të Karrarës. Siç dihet, kjo krahinë e poshtër italiane është e majtë. Këto pllaka famëkëqija, u dërguan për riedukim në gjirin e shtëpive private të një zone të gjerë elektorale që nis nga Vora e fshatrat rrotull, deri në rrëzë të Krujës, Kamëz e Paskuqan.

“Po të kërkoni në arkivat e kohës, do të kujtoheni se zhveshja e godinës nga mermeri ishte faza e parë e pastrimit të ndërtesës nga simbolikat komuniste,” kujton z.Tutkalli.

Por për shkak të zhvillimeve të ngjeshura politike, fazat e tjera të planit si zbërthimi dhe shitja me pakicë e prizave, llampave e portollampave, abazhurëve, dorezave, bravave, kornizave dhe gjithçkaje që binte era barbari komuniste, u lanë për më vonë derisa u harruan.

“Siç e mbani mend, brenda dy muajsh ne patëm disa plane serioze për atë hapësirë; donim ta bënim teatër të ri, pastaj parlament, pastaj teatër parlamentar dhe bibliotekë. Vetëm se na ndodhi një incident i vogël: Librat që do furnizonin bibliotekën e re, i kishte marrë të gjitha zoti Baban Shemia për t’i lexuar”.

Mark Tutkalli nuk ngurron të bëjë një autokritikë objektive, për faktin se PD nuk arriti të mbrojë bregun e Lanës nga shkatërrimet e këlyshëve të kuq, Parkun Rinia dhe hapësira të tjera.
“Megjithatë kemi patur dhe suksese. Ja për shembull, hapësirat e ndërtuara nga Babrruja në Kamëz e Bathore; nga Lezha në ish-Kënetën e Durrësit e në plazh, Golem, Fier e gjithë Shqipërinë, nuk ka rregjim diktatorial që t’i prishë. Ndaj u detyruan që t’i njohin, sepse progresit nuk ja pret dot kush rrugën,” nënvizoi Tutkalli.

***

Lidhur me ish-Piramidën, plani është pjekur ndërkaq. Për shkak të afërsisë gjeografike, gjithë selia e PD-së do të zhvendoset nga SHQUP-i në anën tjetër të Lanës, në mënyrë që asnjë polici bashkiake të mos guxojë ta prekë. Ndërkohë, burimet njoftojnë se vetë SHQUP do t’i rikthehet për pak kohë funksionit fillestar si lokal për dasma, fejesa, synetlliqe dhe mbrëmje mature, për të nxjerrë shpenzimet e zgjedhjeve të brendshme partiake me metodën ‘një Lul një votë’.

 

 

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-piramidale     

June 8, 2020 21:16
Komento

8 Komente

  1. mirel June 8, 23:22

    Dita paska marre persiper te bej qoka me pasurine Kombetare. Ka marre persiper ta mbaje me humor popullin nderkohe qe RIlindja vjedh pronat e shtetit dhe opozita ben sikur i dhemb. Per te qeshur he…sa jemi shkrire o Dita. Ku paskeni qene, palacot e Ramutit..

    Reply to this comment
    • Re/syst June 9, 02:54

      O Mirel
      Dita i paraprin “sherrit” qe bejne kta tash kaq vite e ne fund grabisin bashke.Dita ne klithat e saj te thote ty dhe mua ngrije bythen nga karrigia ku je ulur e hajde mbroje kte pasurine qe shkruan zotrote kaq zellshem ne tastieren e lap topit.Po ty nuk te lene faqet porno te ngrihesh e mendon se duke share Diten e kedo tjeter ktu e kreve detyren atdhetare shpejt e paster per tu kthyer serish te xxx.Keshtu i dashur tani qe e di dhe ti qe ne e dime mos na harxho as ne as vetes kohe.Te fala.Re/syst

      Reply to this comment
      • mirel June 9, 14:50

        O ndyresire e Ramutit dhe gjithe dhiaret e tjere qe mendojne si ty. Ceshtja e prones publike nuk eshte porno.
        Por mbase eshte per ju ne qeveri dhe ne komisionin e Ligjeve ku jepni e merrni shale online, per inat te Shqupit patjeter.
        Dita, si mender gazete serioze, merret me Shqupin, nuk merret me pronen, Fushen dhe tjetersimin e paligjshem.
        Prandaj ju e keni hak nje termet me te forte. .

        Reply to this comment
  2. Bob June 9, 09:50

    Mirjel trimi, mesa e kam lexuar une diten, kjo gazete mund te kete bere shume gjera, po me qokat ja ke fut kot. Ti vazhdo mbaji pishen pd-se, po te pakten bjer dakord qe piramiden, teatrin e gjithe pikat referuese te tiranes i ka lene te katandisen ne shurrtore publike ne gjithe vitet e pushtetit te vet, dhe pastaj ka bere sikur i qan zemra per pronen publike. Dhe shenoje te vetmen prone qe mori persiper te.mbroje: shqupin, qe e mbrojti duke e marre per vete, o palaco i ramutit dhe salmutit bashke

    Reply to this comment
    • mirel June 9, 14:52

      Pishen e PDse nuk eban mireli, po Dita.
      Njehere per te qeshur, e njehere per te qare, sidomos kur nxjerr viktimat e Kastriot Dervishit.

      Reply to this comment
  3. ? June 9, 11:40

    Cmereni me te se i rritet mendja… debil me patente

    Reply to this comment
  4. ? June 9, 11:45

    Sa per artikullin :big like DITA……… cdo parashikim ose humor vlen dhe del e vertete per shqupin gjithmone,, come sparare sulla croce rossa – thone italianet

    Reply to this comment
  5. Kaloresi i leshtelikes force e pare June 9, 20:54

    O kaqol arrash.kush te perdor per te goditur.gjeji dhe jepi me fakte vjedhjet.komento por mos fyej,mos shpif.nese ke fakte per vjedhje çoji ne prokurori ,pastaj dil te luash arrash.keqel,kaqol.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim