Malli apo dashuria?!

September 5, 2017 10:04

Malli apo dashuria?!

 

Njëzet e më shumë vjet,
që ty nuk të kam parë,
por s’tretet kurrë në jetë,
kujtim’ i mallit t’parë!

Të trembur si trumcakë,
dhe mënd gjë tjetër s’mbaj,
që kurrë s’u ndezëm flakë,
dhe mbetëm të pafaj!

Të dy ishim një moshë,
gati një mituri,
që s’dinim ç’do të thosh,
dhe ç’qe një dashuri!

Atë vërtet s’e dinim,
po prapë ishim në hall,
dhe pak kur vetëm rrinim,
na kapte keq një mall!

Ia dilnim më në fund,
gënjenim për çdo rast,
na duhej goxha mund,
të rrinim tok një çast!

Të fshehur në një vathë,
të tretur në harrim,
mëkati më i madh,
ka qenë një përqafim!

Dhe prapë e prapë ne shkonim,
te vendi ynë-aty,
që hiç mos na dëgjonin,
ne flisnim veç me sy!

Po shpesh na ngrinin sytë,
dhe binim në një ëndërr,
më jepte syri yt,
një drithërimë në zemër!

Njëlloj nga sytë e mia,
shigjeta mbi ty binin,
kjo ishte dashuria,
po neve nuk e dinim!

S’mbaj mënd përse magjia,
mbaroi për ne të dy,
kur erdhi dashuria,
ne s’ishim më aty!

Këto që di tani,
ahere nuk i dija,
po ku ndryshon-s’e di,
malli nga dashuria?!

Enigmë s’mund të mbetet,
dhe s’pyes asnjeri,
një mall që kurrë s’tretet,
a s’quhet dashuri?

Jam mbytur si në det,
kujtimeve të mia,
se malli rron në jetë,
më shumë se dashuria!

Më kot ky frymëzim,
s’më erdhi varg e varg,
por se një miku im,
të kishte parë nga larg!

Mbi flokun tënd-moj mike,
kish rënë një goxha borë,
po prapë një zonjé fisnike,
dhe jo një plakë e gjorë!

Nuk dua ta takoj,
mendova ashtu kot,
se borën përmbi flokë,
nuk mund t’ia shikoj dot!

Një mituri pa faj,
tek unë dua të mbetet,
se nga dëborë e kohës,
gjithë malli mund të tretet!

Instinktivisht mendoj,
këtej s’ka për t’u dukur,
se mallin për atë,
kam mallin më të bukur!

Po mbase ka harruar,
atë që na ka ngjarë,
dhe vetëm unë kam mbetur,
një skllav i mallit parë?!

Po prapë dhe kjo lirikë,
nuk është dhe fare pak,
kur ende dhe sot jemi,
të trembur-dy trumcakë!

A.DUKA

September 5, 2017 10:04
Komento

8 Komente

  1. Shahisti September 5, 18:31

    O bejte, a s’na thua e qive, apo s’e qive?

    Reply to this comment
    • . September 5, 21:55

      @Shahist,
      Me keto qe shkruan je nje Zagar halabak dhe primitiv!

      Reply to this comment
      • Shahisti September 6, 01:29

        Nuk thashe kushedi çë, nje pietje te thjeshte bera. Perse shan, apo atje ne Shqiperi nuk i zgjidhni dot gjerat pa share e pa vrare?

        Reply to this comment
      • shqipe September 7, 00:11

        jo se me foshte gjithnje gjyshja mue: ‘ o leme,me falni,o shahisti,o shaisti’ EEEEEEE,I FOSHJA UNE /.A Ç’po na ha mun familjarisht….. se ata qe te kan pjerdhur,me falni,te kan pjellur ty,jan njesoj si ti….

        Reply to this comment
  2. Ka.Tro. September 5, 20:45

    Skllav i pendesës

    Malli për dashurinë,
    Nuk fshihet nga kujtesa,
    Kur ajo e çiltër,
    Ka qënë porsi vesa !

    Kujtim’ i mallit t’parë
    E kjo ndjenjë e fortë,
    Zoçka do ketë qënë,
    Për ta pirë në gotë !

    Robër të pendesës,
    E skllevër të mallit,
    Se zoçka fluturoi,
    Në krahët e djallit !

    Reply to this comment
  3. Ada September 5, 23:41

    @Shahisti…po ta lexoje me vemendje poezin do ta kuptoje..te strofa e 6…”mekati me i madh qe nje perqafim”

    Reply to this comment
    • Shahisti September 8, 16:23

      @Ada, e para, nuk eshte poezi, eshte thjesht bejte, e dyta, per pasoje bejteve nuk u kushtohet ndonje vemendje kushedi, e treta, megjithate shume flm per verejtjen miqesore.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*