Malli apo dashuria?!

August 3, 2018 13:53

Malli apo dashuria?!

Njëzet e më shumë vjet,
që ty nuk të kam parë,
po s’tretet kurrë në jetë,
kujtim’ i mallit t’parë!

Të trembur si trumcakë,
dhe mënd gjë tjetër s’mbaj,
që kurrë s’u ndezëm flakë,
dhe mbetëm të pafaj!.

Të dy ishim një moshë,
gati një mituri,
që s’dinim ç’do të thosh,
dhe ç’qe një dashuri!.

Atë vërtet s’e dinim,
po prapë ishim në hall,
dhe pak kur vetëm rrinim,
na kapte keq një mall!.

Ia dilnim më në fund,
gënjenim për çdo rast,
na duhet goxha mund,
të rrinim tok një çast!.

Të fshehur në një vathë,
të tretur në harrim,
mëkati më i madh,
ka qenë një përqafim!.

Dhe prapë e prapë ne shkonim,
tek vendi ynë aty,
që hiç mos na dëgjonim,
ne flisnim veç me sy!.

Po shpesh na ngrinin sytë,
dhe binim në një ëndërr,
më jepte syri yt,
një drithërimë në zemër!.

Njëlloj nga sytë e mi,
shigjeta mbi ty binin,
kjo ishte dashuria,
po neve nuk e dinim!

S’mbaj mënd përse magjia,
mbaroi për ne të dy,
kur erdhi dashuria,
ne s’ishim më aty!.

Këto që di tani,
aherë nuk i dija,
po ku ndryshon-s’e di,
malli nga dashuria?!.

Enigmë s’mund të mbetet,
dhe s’pyes asnjeri,
një mall që kurrë s’tretet,
a s’është një dashuri?.

Jam mbytur si në det,
kujtimeve të mia,
se malli rron në jetë,
më shumë se dashuria!.

Më kot ky frymëzim,
s’më erdhi varg e varg,
por se një miku im,
të kishte parë nga larg!.

Mbi flokun tënd-moj mike,
kish rënë goxha dëborë,
po prapë një zonjë fisnike,
dhe jo një plakë e gjorë!.

Nuk dua ta takoj,
mendova ashtu kot,
se borën përmbi flokë,
nuk mund t’ia shikoj dot!.

Një mituri pa faj,
tek unë dua të mbetet,
se nga dëborë e kohës,
gjithë malli mund të tretet!.

Intstiktivisht mendoj,
këtej s’ka për t’u dukur,
se mallin për atë,
kam mallin më të bukur!

Po mbase ka harruar,
atë që na ka ngjarë,
dhe vetëm unë kam mbetur,
një skllav i mallit parë!.

Po prapë dhe kjo lirikë,
nuk është dhe fare pak,
ku ende të dy jemi,
të trembur-dy trumcakë!
A.DUKA

August 3, 2018 13:53
Komento

6 Komente

  1. # August 3, 18:20

    e bukur poezia

    koha kalon ,
    kujtimi mbetet ..

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit August 4, 00:02

    Une qe dikur isha
    bilbil flokezi.
    Pa shih ç’bore ka rene
    mbi floket e mi!

    C’te bej qe nuk shkrin
    kjo debore fisnike,
    veç, lus te mos bjere
    dhe tek ty moj mike.

    Reply to this comment
    • Sallakja August 4, 10:07

      Gjermon i funit, mire jo keq, nuk te mungon talenti. Po’ te vazhdosh, shum shum do bohesh si bejtexhiu ketu siper
      Binomi thinjat-debore, sipas te dhenave ISTAT
      eshte perdorur ne 670 milion poezi, por kjo nuk besoj se ja ul vlerat dy poetve tane te mrekullueshem A Duka dhe Gj.i fundit.
      Komplimenti.

      Reply to this comment
      • nje vezhgues i drejte August 4, 12:39

        Epo…sallake hesapi ,
        I lindur per se prapi
        Ka mend aq sa trapi .
        Gjermanit ate “mikun” ia kapi .

        Reply to this comment
        • Sallakja August 4, 16:11

          Jo jo
          nuk eshte vetem fenomen shqiptar, por ne e kemi me te theksuar, banalitetin dhe volgaren e perqafojme menjehere.
          Kam idene se nuk eshte vetem mungesa e argumentit.
          Cudi se Gj. i fundit eshte “djal” i mencur

          Reply to this comment
      • gjermani i fundit August 4, 16:37

        sallake, ne futboll me therrisnin sallaks, se gjuaj me te majten, perveç se jam i majte. Aty poshte nuk ka replikuar une, se nuk kam arsye e pastaj nuk perdor nick tjeter. Jam kurioz sesi INSTAT paska zbuluar se binomi ithinja-debore qenka prezent ne 670 milion poezi. Thinjat ne poetike simbolizojne shpirtbardhesine dhe mençurine, kurse ne dashuri shprehin simbolikisht nostalgjine per kohet rinore. Jo 670 milione ( qe dyshoj shume per kete statistike), por edhe 1 miliard here te perseritet, ky binom eshte i perjetshem. Njesoj si yjet e qiellit qe identifikohen me emocionet me te bukura. Nje urim domethenes per femijen qe lind qe perdoret shpesh ne shqip eshte: ” u befte mjekerrbardhe”, dmth qofte jetegjate dhe i mbare dhe i mire, dmth “mjekerrbardhe”, shikoje pak Duken ne foto, çfare ngjyre e ka mjekrren.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*