Malltezi kryqëzon Bashën: Fushata ishte e dobët, mungesa të patolerueshme

November 1, 2017 14:12

Malltezi kryqëzon Bashën: Fushata ishte e dobët, mungesa të patolerueshme

Fushata ishte e dobët dhe Partia Demokratike nuk ishte aty ku duhej. Kështu shprehet dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi në një intervistë për “News 24”.

Duke folur për faktorët që çuan demokratët në humbjen e 25 qershorit, Malltezi përveç shit-blerjes së votës apo kërcënimit me vende pune që janë fenomene të denoncuar gjerësisht nga demokratët, flet edhe për një fushatë të dobët dhe mungesë emrash.

“Humbja e besimit ka dy nënkomponentë, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshja PD dhe PS. S’di ta them në përqindje sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishme ne na del blerja e votave. Në bazë nuk del lista e deputeteve por humbja e besimit. A kanë humbur besimin se ata nuk panë figura qe mund të kishin potencial të madh apo kanë humbur besimin se marrëveshja i krijoi iluzion të rremë të bashkëqeverisjes, s’di ta them. Gjithashtu fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushate ishin të patolerueshme. Të mos sulmosh kundërshtarin për premtime te pambajtura është që lë për të dëshiruar”, u shpreh Malltezi.

 

November 1, 2017 14:12
Komento

4 Komente

  1. KOKEPALARI November 1, 19:50

    A e kupton ti o kokezbathur qe nuk duhet ta hapesh sqepin fare ?
    Sa te jeni ju ne krye te PD ajo do katandiset keq e me keq.
    Mos i merrni fare per idiote njerezit.
    E majta nja njezet perqind te votave me shume i merr vetem nga reagimi ndaj fytyrave tuaja te ndotura.
    Kembana bie per ata qe kane veshe.

    Reply to this comment
  2. Argita Korbi nje tjeter kellire e Berishajve. November 2, 09:04

    Cfare hanimut i madh eshte JamSerb Mallbolja, mos e beso po deshe.

    Reply to this comment
  3. spata November 2, 10:34

    Sa budallenje jane keto te Pd .Gabimi qe tek vendimi qe muaret te mbylleshit ne Cadren e Republikes se Re. Ai qe e propozoje ka qene i bler nga Rama .Ju futi ne vathe dhe beri si i desh . Kerkoj tepsi i vetem dhe e mori Kjo eshte o budallenje qe spo kuptoni pse humbet kaq thell .
    Basha e pranoje se e dinte qe nuk fitonte .Pranoje kete varjant qe te mos binin daullet mbi te .Nese kishte pergjegjsi vetem Basha ju do ta kishit hedhur ne koshin e plehrave me sinjalin e Berishes ..Por mbas Bashes ishin desh te medhenje me kembore qe e terhiqnin Bashen nga hunda si ariun e Rrogozhines .

    Reply to this comment
  4. Kaci November 2, 11:18

    Ca ke me listat ti?? Ju ne lista kishit dhe potenciale pshurjesh te reja! Djalin e bahri falliut, ate nastradinin sali hani e plot e plote njerez te rinj plot “ide” e gjuhe “evropiane” te arikuluar aq bukur sa qe kur krruan tenxheret plaka zhurma te duket si melodi perpara “artikulimit” politike te ketyre “fenomeneve yje” qe shuqur qe na i pikisi shejtan budallai i SHQUPIT e na i solli ne parlament qe te na i “ndriçoje” nepermjete TV çdo darke rrugen per ne hale ne qe skemi leke te paguajme dritat, pasi ky “ndriçim” spektakolar te jete lakuar me pare ne sferen e lemuar plot kakerdhi te jam dhender mallzezit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*