Mami, Babi, Edi dhe… Henri. Një video e çuditshme në Youtube

March 2, 2020 15:37

Mami, Babi, Edi dhe… Henri. Një video e çuditshme në Youtube

Botuesi Henri Çili u lirua dje nga Gjykata e Përmetit e cila i dha masën e sigurisë detyrim paraqitje ndërsa gjykimin e dosjes e përcolli për moskopetencë në SPAK.

Siç pritej ka nisur një fluks botimesh në media ku arrestimi i tij paraqitet si politik.

Domethënë Henrin e ka arrestuar Edi Rama.

Ndërkohë fitili nuk ndez shumë kësaj here sepse Henrin veç faqeve dhe portaleve afër PD e kanë marrë në mbrojtje edhe portale dhe analistë afër Ramës.

Kjo është e kuptueshme jo vetëm pse Henri ka qenë dhe është një apologjet në media i krimeve penale dhe atyre ekonomke të Berishës dhe më pas të Ramës.

Por edhe sepse Henri ka sponsorizuar me bujari shumë botime dhe ka shpërndarë në formë honoraresh shuma të konsiderueshme monetare nga të cilat kanë përfituar dhe përfitojnë një numër i madh personash publikë.

Sidoqoftë, le t’a lemë në ndërgjegjen e gjithësecilit gjyqin ndaj Henrit dhe gjyqin me veten. Dhe le të presim që Gjykata të thotë fjalën e fundit.

Publiku shpreson se reforma në drejtësi ka vlejtur për t’i bërë shqiptarët të barabartë para ligjit.

Nga përgjmet duket ajo që duket: Që Henri me ndikimin publik  dhe me njerëzit pranë tij në Universitet dhe në familje ka tentuar të lehtësojë vrasës të dënuar përjetë. Këtë e ka bërë kundrejt ryshfeteve të majme të fshehta duke shfrytëzuar kontekstin e shthurrjes së sotme të përkohshme të sistemit të drejtësisë.

E ndërkohë që presim që profesionistët (siç e quajti me elokuencë gjykatësin e Henrit, avokati i Henrit) pra ndërkohë që presim që profesionistët të bëjnë profesionin, na vjen të pyesim:

A është vërtet kaq anti-Ramë Henri? Po grupi i tij?

Të thuash që për interesa private të Henrit është angazhuar vetë KM dhe mazhoranca ka votuar ligje pro këtyre interesave… Hmm, mbase publikut “të majtë” hë për hë nuk i mjafton. Sa kohë të ketë përballë të lirë gogolin, ka frikë ta besoj të vërtetën.

Të thuash që Henri hyn në zyrën e Ramës dhe në zyrat e ministrave lirisht dhe që me SMS të Ramës, drejtorët në Ministrinë e Arsimit duhet t’i mbarojnë punë Henrit tak e fak ndryshe i gjen belaja, mbase edhe kjo nuk mjafton.

Propaganda ka me vete mediat e mëdha televizive, ato që kish dikur me vete Saliu e që do ti ketë edhe ai tjetri pas këtij të sotmit. Se ashtu si Henri, ato e dinë tashmë zanatin.

Kështu pra propaganda, bën të vetën. Njerëzit mbahen në frikën që maskohet si kurajo dhe verbohen në errësirën e shkëlqimit të studiove TV. Të ngritura edhe ato me para ibrahimësh që vriten dhe alikosh që lirohen.

Në këto kushte e vërteta do ca kohë të shfaqet e plotë. Të shpresojmë që ata të pakët që ende e thonë, të kenë personalitet, forcë por edhe mundësi financiare t’i rezistojnë sistemit derisa të demaskohet plotësisht dhe të kuptohet për atë që është: vijim banal i atij të mëparshmit.

Që të mos dalim nga tema: A janë anti-Ramë këta?

Iliri, drejtori juridik i UET

Ndonjëherë ka detaje “të vogla” që tradhtojnë. Si kjo video e hedhur në youtube pak kohë më parë nga një prej njerëzve të afërt të Henrit. Bëhet fjalë për Ilir Korbin.

Iliri me profesion avokat, është një nga personat që u arrestua bashkë me Henrin. Është drejtori Juridik i Universitetit Europian të Tiranës dhe njëkohësisht edhe pedagog.

Është personi që sipas përgjimeve kontaktoi gjyqtaren e përjashtuar, e cila akuzohet se lajmëroi Henrin pak para arrestimit.

Gjithsesi, edhe Iliri, ashtu si Henri mund të jetë i pastër kristal. E gjithë UET-ja mund të jetë Kristal. Pra u kanë rënë në qafë kot. Por a janë vërtet anti-Ramë?

Kjo video është hedhur në Youtube nga Iliri, i cili e ka postuar me titullin: First words – babi, mami and Edi. (Fjalët e para, babi, mami dhe Edi).

Shikojeni dhe gjykoni vetë. Nuk duket shumë anti Ramë dikush që poston dicka të tillë, apo jo?

p.s:  Ilir, mos e fshi se e kemi shkarkuar tashmë.

Dita

March 2, 2020 15:37
Komento

9 Komente

  1. ZEF SHPATARI March 2, 16:18

    Kodi i mafies/ Kush është ‘Tano Caridi’ i drejtësisë që takoi Henri Çili, arsyeja pse po heshtin Rama, Berisha dhe Meta

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se Henri Çili, pasi ka marrë para dhe prona në këmbim, ka zhvilluar një takim në Tiranë me një gjyqtar, drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, për të gjykuar mes 50 dosjeve të para, dosjen e vëllezërve Aliko nga Lazarati, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg, për vrasjen e policit Ibrahim Basha.

    Takimi është përgjuar.

    Gjyqtar dhe drejtues i një organi të lartë të drejtësisë në Shqipëri, është vetëm një. Ai është anëtari dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, njëherësh kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

    Dvorani është edhe relator i dosjes, për të cilën akuzohet se ka ndërhyrë Çili për të shpëtuar vrasësit e policit.

    Në Gjykatën e Lartë presin 35 mijē dosje për t’u gjykuar. Nuk dihet se si është caktuar Dvorani relator i dosjes së vëllezërve Aliko.

    Dvorani, i njohur edhe si Tano Caridi, personazhi i famshëm në serialin ‘Oktapodi’, është i vetmi që përputhet me përshkrimin në dosjen e Prokurorisë. Edhe pse Dvorani nxitoi të deklaronte se nuk e kishte takuar Henri Çilin, dyshimet janë të fokusuara vetëm tek ai.

    Drejtuesit e tjerë të organeve të larta të drejtësisë, KLGJ dhe Gjykatës Kushtetuese , janë gra. Por, edhe po të ishin burra, dosja do gjykohet nga Gjykata e Lartë, ku drejtues është Dvorani.

    Po pse prokuroria nuk e përmend në dosje këtë drejtuesin e drejtësisë, që ka takuar Çili, si element kyç në dosje?

    Pse po heshtin Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta me kod mafie, për fshehjen e këtij personazhi?

    Nëse Edi Rama ka shumë arsye të heshtë, pse Berisha dhe Meta nuk kërkojnë identifikimin e këtij drejtuesi të organit të lartë të drejtësisë, në kushtet kur e kanë shpallur mafioz Dvoranin?

    Arsyeja është e thjeshtë. Identifikimi i drejtuesit të organit të lartë të drejtësisë, implikon klasën mafioze politike. Zbulimi i Dvoranit rëndon pozitat e Edi Ramës dhe Ulsi Manjës, të cilët e kanë Dvoranin ushtarin më besnik në drejtësi.

    Me anë të Dvoranit, Rama arriti të kapë Inpektoriatin e Lartë të Drejtësisë, duke emëruar drejtorin e tij në Kryeministri, Artur Metanin.

    Nga ana tjetër, Berisha dhe Meta, duke dashur të mbrojnë Henri Çilin, lëpirës i të gjithë palëve, nuk janë investuar në zbulimin e drejtuesit të lartë të drejtësisë, pasi në këtë mënyrë rëndojnë pozitat e Çilit.

    Reply to this comment
    • Bureto March 4, 09:58

      I përfshirë edhe Meta në këtë ‘Omertan’, kodin e heshtjes, kur Dvoranin, po ta kishte në dorë e shkonte në hell, duket shumë e sforcuar. I pari që do ta publikonte emrin e Dvoranit do të ishte ai, dora vetë Sh. Tij. Metës, para kokës së vet nuk do t’i interesonte shumë fati i Çilit! Përkundrazi do ta bënte kurban.

      Reply to this comment
  2. Agim March 2, 17:46

    Do vijë një ditë që në polici do thërrasin Ramën. Nga Surreli e deri te drejtoria blu do e sjellë taksia. Pastaj do e mbajnë prej krahësh nja gjashtë veta se do i priten gjunjët nga frika. Afér derës do e heqin zvarrë,nga që do jetë i lëshuar si rripi i pantallonave nëpër dysheme. Kur më në fund ta ulin në karrike do vrapojnë t’i hedhin ujë se fytyra do i jetë vrerosur. Ndérsa pyetjes se si e ka emrin nuk do i japë pérgjigje. Nga që frika ia ka lidhur gjuhën. Ia ka bërë nyje. Do qeshin policët dhe prokurorët. Avokati i tij do ndjehet në hall. Do marrë në cel Ballën,por ai nuk ia hap. As Braçe,as Ulsiu. Majko do i përgjigjet,Alo,alo. Pastaj qesh,qesh dhe asnjë fjalë. Veç Spiropali do thotë:”Më merr më vonë se po i jap gji fëmijës,”
    Do vijë një ditë e Rama do hyjë te ajo derë. Do qeshim,por edhe do turpérohemi që pér shtatë vite i besuam shtetin një njeriu me përgjegjshmëri zero. Një karafili fluturak që bëri papushim llak,llak,llak…

    Reply to this comment
    • Baci March 2, 20:26

      haahhahahaha
      fiks ashtu ka per te ndodhur, e meriton ky qen bir qeni ate fund. Sahanlepiresit e tij, nuk do lehin me per te zone.
      Ska para.
      Genjeu nje popull te tere dhe fleti ne krevat me Saliun e Ilirin.
      evgjiti i m***t

      Reply to this comment
  3. Mjeda sot March 2, 17:55

    Liri ,Luli,Edi e Sala ,
    jane nji mut mu nda s’durojne ,
    Kambe e krye renkon Shqipnia,
    prej ktij muti kuterbon!!!

    Reply to this comment
  4. Mire femija thote Edi, po ky pse do ta dokumentoje ‘dashurine’e tij ndaj Edit! March 2, 19:58

    Keto video jane per te humbur gjurmet. E dine veten shume te zgjuar keta. perdorin paret e Sales dhe i bejne elozhe Edit. Pak rendesi kane keto postime. E rendesishme eshte qe drejtesia te behet ne rastin e Henrit dhe grupit te tij.

    Reply to this comment
  5. mirel March 3, 12:44

    Kush eshte babi? Edi Ediiii..
    Si ngjiret babi pas te birit. Ediiiii…
    Gezon babi

    Reply to this comment
  6. Vlora March 4, 10:53

    Ky Korbi me kujton Luan Ramen e LSI kur iu ngjit Nanos. U be minister e me pas, kur doli ne opozite e u bashkua me LSI lozte 3 here ne dite kumar.

    Reply to this comment
  7. Romak March 4, 12:56

    Edvini nuk e futi ne burg Qilin jo, Edvini e nxori nga burgu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim