Mamurras, 27-vjeçari vritet me armë zjarri afër xhamisë

September 6, 2018 08:40

Mamurras, 27-vjeçari vritet me armë zjarri afër xhamisë

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të enjte afër xhamisë së qytetit të Mamurrasit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Indrit Pepa (në foton e mësipërme), i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, 49-vjeçari A.M, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

I riu mësohet se ka pasur konflikt të hershëm, pasi ai rezulton të jetë autori i një plagosjeje të ndodhur 5 vite më parë.

Viktima jetonte më shumë jashtë shtetit. Familja e tij raportohet se i druhej frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

s.a/dita

September 6, 2018 08:40
Komento

1 Koment

  1. Olimpia September 6, 09:02

    Mamurrasi,qendra ushtarake bandite e fashistit Berisha eshte zhytur ne krim.Shumica e njerezve te ndershem vuajne infiltrimin primitiv gangster te Berishes .Rama…mos u merr me rrjetet sociale,merru me luften ndaj krimit sepse vetem ne kete menyre ia pret kembet egersirave te pyllit qe mban Berisha .Ne se ke frike ,largohu .Te mos jesh kriminel si Berisha nuk mjafton…duhet te luftosh kriminelet,per kete je votuar ,ndryshe do te shkaterrosh edhe ato gjera pozitive qe jane bere..Mos bej krahasime me kohen e Berishes, ajo ishte periudhe e zeze,zotesia eshte te kerkosh dhe realizosh ato qe ke premtuar.Shkuarja tek nje i varfer eshte poxitive por eshte pak .Shqiperia pret investime per te futur rinine ne pune ,milonat qe kane oligarket drejtoi drejt industrive moderne dhe jo kullave ..lere teatrin ,le te shembet apo ta bejne vete aktoret, ne se minden ,mos hap probleme por zgjidh probleme .Kullat e larta dhe bulevaredet nuk te nxjerrin kurre nga varferia,ato vetem theklojne pabarazine sociale . Vetem industria xhduk mjerimin ,papunesine,krimin,injorancen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*