Mamurras, babai nxiti të birin të vriste: Merre thikën ose nuk je burrë
Nga Arkiva
Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar.
Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin.
Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, “merre thikën vrite ose nuk je djalë”.
Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.
Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive.
Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.
Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht.
I mituri me inicialet A.S. vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.
a.s/dita
Nese verte ka ende shpellar ne rruzull, keta mund ti gjesh vetem ne Mamursin e qoftlargut. Me kete specie neandertalesh ai dje dhe sot mburret se do te rrezoj qeverine!
Nese verte ka ende shpellar ne rruzull, keta mund ti gjesh vetem ne Mamursin e qoftlargut. Me kete specie antropofagesh ai dje dhe sot mburret se do te rrezoj qeverine!
I gjen edhe ne Selenice ore shqipo, edhe ne Tepelene, Vlore, Lushnje, Fier se kriminelet nuk kane perkatesi krahinore por jane te tille pavaresisht ku lindin. Shpellare jane te gjithe ata qe perpiqen te justifikojne idete e tyre raciste fryt i nje injorance te pakufi.