Mamuthët e fundit “ngordhën nga etja”

August 2, 2016 10:52

Mamuthët e fundit “ngordhën nga etja”

Një nga grupet e fundit të mamuthëve të leshtë ngordhën për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, të paktën kështu besojnë shkencëtarët.

Kafshët e Epokës së Akullnajës jetonin në një ishull të largët në brigjet e Alaskës dhe shkencëtarët kanë datuar zhdukjen e tyre rreth 5 mijë e 600 vite më parë.

Ata besojnë se një klimë e ngrohtë ka shkaktuar tharjen e liqeneve duke mos i lënë kafshët në gjendje për të shuar etjen e tyre.

Shumica e mamuthëve të leshtë në botë kanë ngordhur rreth 10 mijë e 500 vite më parë.

Shkencëtarët besojnë se gjuetia e njerëzve dhe ndryshimet klimaterike kanë luajtur një rol kryesor në zhdukjen e tyre.

August 2, 2016 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*