Mamuthët e mëdhenj të korrupsionit janë në Kuvendin e Shqipërisë!

August 18, 2017 10:41

Mamuthët e mëdhenj të korrupsionit janë në Kuvendin e Shqipërisë!

Si kudo në Botë,
dhe në këtë vënd,
shpesh parja dhe mëndja,
nuk janë në një vënd!

Them nga deputetët,
qënka bërë hataja,
se kanë pasuri,
super të mëdhaja!

Me rrogë deputeti,
ndodh në Shqipëri,
që të vësh mënjanë,
super pasuri?!

Neve veç gjyqtarët,
i dinim për dreq,
po derr-politika,
ka vjedhur më keq!

Kur vëndi është zhytur,
në kaq varfëri,
ka një deputet,
mbi pesëdhjet shtëpi!

Gjer në shtatë lëkurë,
është rrjepur ky vënd,
Derrat e Kënaqur,
janë në Kuvënd!

Pasuri e tyre,
është çudi vërtetë,
pa qënë bizesmenë,
po thjeshtë deputetë!

Vëndi ka jetuar,
në kohë tragjike,
se këta kanë zhvatur,
gjithë paratë publike!

Deklarojnë pa fund,
këta zabrahanë,
po dhe kaq të tjera,
të fshehura kanë!

Një rrogë deputeti,
thjeshtë në jetë të mba,
s’krijon pasuri,
super të mëdha!

Këta dyzet barqe,
me vete i kanë,
si mund ta shpëtojnë,
popull fukaranë?!

Këta paskan ngrënë,
në njëqind livadhe,
ndaj dhe është Vetingu,
tallja më e madhe!

Këta do hetojnë,
ata që kanë vjedhur,
ta besosh këtë,
veç të jesh i rrjedhur!

Ligji i Vetingut,
në çdo pikë stonon,
po këta Mamuthë,
kush i kontrollon?!

Shumicë e shqiptarëve,
rron në ditë të zeza,
këta kanë mbledhur,
lekë për dhjetë breza!

Ne në Nëntëdhjetën,
e nisëm njëlloj,
që kanë bërë kërdinë,
tani e besoj!

Mbeti Shqipëria,
bisht i Europës,
se nga kusaritë,
të lot mëndje e kokës!

Me kaq shpejtësi,
shumë kanë shtënë në duar,
sa as Donald Trampi,
nuk është pasuruar!

Fatin tonë të shkretë,
kush e ka në dorë,
njerëz të pashpirt,
hajdutë me këmborë!

Vjen Shtator i Zi,
sesionin do hapin,
me moral pa fund,
do na çajnë trapin!

Vijon dhe në një ditë tjetër

A.DUKA

August 18, 2017 10:41
Komento

5 Komente

  1. korçari August 18, 10:54

    Z.Duka ” ke harruar “dhe PRESIDENCEN…

    Reply to this comment
  2. Like sheiku i skraparit August 18, 12:08

    Po,kemi dhe like sheikun,i cili nga konviktor me xhepa te grisur eshte bere nga me te pasurit dhe konkuron me Berishen,i cili ka “trasheguar “prona ne gjithe vendin,nga jugu ne veri!Like bejtexhiu,me qetesi e dashuri,por dhe me egersi tregetari, pasi mori diplomen e shkolles nuk ka punuar nje dite te vetme.Kesaj si i thone?Behet vila miliardeshe ne Lalez,pa punuar nje dite te vetme e te shkollosh femijet ne shkolla te shtrenjta…?!!!!Vetem mafiozi president e di kete!

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA August 19, 00:31

    Ti or Mik, ke lindur vetem per Poezi!
    Te burojne fjalet si Krojet e Laboves!
    Asnje presje nuk i heq mendimeve te tua te shprehura ne vargje…!
    Por ti je nje G j i g a n t ne Poezine tende lirike, ti po ua kalon edhe poetve tane lirik me te mire!..
    Te uroj shendet Miku im Poet!
    Poezia jote eshte si Gjyle Topi!
    Ti qellon me fort se Topi me i sofistikuar!
    I kam pothuajse te gjitha librat e tua, degjova se nje tjeter ke ne udhes se botimit…Suksese, por shiko te botosh ne nje gjuhe te madhe te huaj, duke te ndihmuar ndonje perkthyes qe ka damar Poeti…!
    Muza jote ka dicka homerike, Talent qe ke bere per vehte Magjine e Fjales se arte Poetike!…
    Shkruaj me shume poezi lirike o Esenini dhe Lasgushi yne shqiptar!…

    Reply to this comment
  4. Masllan Meçi August 19, 07:59

    Te lumte z . Duka ! Po na rjepin te gjalle keto politikan agallar . Nuk pushojne duke na vjedh e duke na varferuar .

    Reply to this comment
  5. agimi August 20, 18:05

    Zoti Arben ,me ne fund i re mendjes.Po keta qene miqt e tu.Sidoqofte te HEQ KAPELEN per vargjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*