Manastiri që sfidon gravitetin

October 5, 2017 21:40

Manastiri që sfidon gravitetin

Arkitektura e Kinës së lashtë është padyshim një nga më të rëndësishmet në botë. Këto ndërtesa të lashta tejet frymëzuese, kanë ndikuar në stilet arkitekturore në pothuajse çdo vend të Azisë Lindore, duke lënë një trashëgimi kulturore dhe historike që e gëzojmë sot.

Stilet arkitekturore të lashtë kineze bënë të mundur mrekulli të tilla si Mauzoleumi i Perandorit të Parë Qin, Muri i Madh i Kinës dhe Qyteti i Ndaluar, që kanë stolisur me shekuj peizazhet e Kinës.

Secila nga mrekullitë e shumta në të gjithë Kinën ka bukuri më vete, por është njëra që arrin një nivel tjetër – në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Vendosur në Provincën Shanxi, rreth 40 milje në jugperëndim të Datong, Tempulli i Varur, ose Manastiri i Varur, është një pjesë e mrekullueshme e arkitekturës.

Tempulli i Varur Xuan Kong Si, që sfidon gravitetin, është një gjë që nuk e keni parë kurrë, pasi për mrekulli ai varet prej shkëmbit në malin Hengshan, rreth 75 metra lartësi.

Aq sa pamje magjepsëse, ajo është dhe një mrekulli inxhinierike, pasi është ndërtuar në vitin 491 dhe ka mbijetuar për mbi 1500 vite, duke u bërë ballë stuhive shkatërrimtare dhe erës për më shumë se 15 shekuj. Më e habitshmja, legjenda thotë se u ndërtua fillimisht nga një njeri i vetëm, një murg që quhej Liao Ran, gjatë dinastisë Vei.

Kolonat vertikale që shihen në foto nuk kanë qenë aty kur Liao Ran e përfundoi, ato u shtuan gjatë shekujve që pasuan, kryesisht sepse njerëzit ishin shumë të frikësuar që të ngjiteshin në manastir, duke menduar se ai do të shembej pa to.

Edhe me gjithë teknologjinë moderne dhe metodat e përparuara të ndërtimit, do të ishte një sfidë e madhe të ndërtoje diçka të ngjashme me Tempullin e Varur sot, dhe ne vetëm mund të imagjinojmë se si ka qenë 15 shekuj më parë, kur manastiri nisi të ndërtohej. 

October 5, 2017 21:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*