Manastirliu: Asnjë rast i virusit të Ethes së Nilit në Shqipëri

August 22, 2018 21:17

Manastirliu: Asnjë rast i virusit të Ethes së Nilit në Shqipëri

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se Instituti i Shëndetit Publik rikonfirmon se nuk ka raste të virusit të Ethes së Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se sipas ekspertëve nuk ka raste të virusit të Ethes së Nilit Perëndimor në Shqipëri dhe specialistët e shëndetit publik kanë marrë masat për parandalimin e virusit të Nilit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e virusit të Ethes së Nilit Perëndimor.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se “me qëllim vlerësimin e situatës aktuale, si dhe për një koordinim të masave për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua një takim, për situatën epidemiologjike të sëmundshmërisë në këtë periudhë, me fokus në sëmundjet e shkaktuara nga infeksioni i virusit të Nilit Perëndimor”.

Në këtë takim, shprehet ISHP se ishin të pranishëm specialistë të Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, mjekë të laboratorit të Virologjisë, përfaqësues të drejtorive rajonale të shëndetit publik, mjekë të shërbimit Infektiv në QSUT, etj.

Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për parandalimin e sëmundjes.

“Ndër masat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së virusit të Nilit në vendin tonë – sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – është zbatimi dhe ndjekja me rigorozitet e procedurës së dezinfektimit”, shprehet ISHP.

Gjithashtu, ISHP, në vazhdim të masave ka rritur survejancën në vend, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC).

Është vendosur një sistem komunikimi dhe raportimi në kohë reale për çdo rast të dyshuar, me Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe, sistemin shëndetësor parësor dhe atë spitalor.

ISHP vazhdon fushatën e sensibilizimit nëpërmjet specialistëve të sektorit të vektorëve, duke informuar qytetarët “derë me derë”, për masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga mushkonjat, si transmetuese të infeksionit të virusit të Nilit Perëndimor, shenjat e sëmundjes, etj.

Në çdo rast, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucionëve përgjegjëse në varësi të saj, janë marrë të gjitha masat për monitorimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshuar të këtij virusi, i cili është përhapur aktualisht edhe në Europë.

l.h/ dita

August 22, 2018 21:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*