Manastirliu: Bizneset 1.5m distancë mes punonjësve, call center të reduktojnë personelin

March 11, 2020 17:12

Manastirliu: Bizneset 1.5m distancë mes punonjësve, call center të reduktojnë personelin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu tha se qeveria do të përshkallëzojë masat kufizuese për të parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ministrja kërkoi mirëkuptimin e bizneseve në këtë situatë, kur tha se duhet të vendosin distancën e sigurisë prej 1.5 metra mes punonjësve.

“Reduktimin në maksimum të personelit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjet e familjet e punonjësve tuaj”, tha Manasterliu.

Kjo ishte konferenca e fundit për mediat në prani të gazetarëve dhe të operatorëve, pasi ministrja e Shëndetësisë tha se të gjitha komunikimet e përditshme të saj dhe të autoriteteve shëndetësore do të jenë në formë virtuale.  “Asgjë nuk do të ndryshojë, do jemi të gatshëm të marrim pyetjet dhe t’i përgjigjemi të gjithave”, theksoi ajo.

“Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur dhe përgjegjshmërinë për shmangien e mjediseve publike, ku shumë bare e restorante kanë qenë të populluara edhe pas thirrjeve dhe jehonës në media. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër mos të kemi pasoja. A i duam aq sa themi fëmijët, të moshuarit të afërmit tanë? Ta tregojmë me vepra. Këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë të gjithë së bashku”, përfundoi ajo.

 

l.h/ dita

March 11, 2020 17:12
Komento

1 Koment

  1. Betimi March 11, 17:58

    Duhet te karantinohen jo vetem te ardhurit nga Italia, por edhe ata qe vijne nga Franca, Gjermania, Spanja, te cilat jane vende ku virusi eshte perhapur masivisht.
    Persa i perket vet Izolimit te rasteve mild, te lehta, ato vlejne deri ne momentin kur te semuret nuk jane renduar. Ne momentin qe keta te vet-izoluar rendohen duhet te derhohen me urgjence ne spital. Lexojme raste tronditese nga Italia, ku persona te vet-izoluar kane vdekur ne banese, se askush nuk i ka marre e derguar per trajtim ne spitale.
    Cfare po ndosh ne Itali, nuk duhet te perjetohet ne Shqiperi. Opozita te mbylle gojen e qelbur dhe. mos i beje punet me keq. Virusi nuk vret sipas ngjyrave partiake, ai vetem vret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim