Manastirliu- Ksanthos: Marrëveshje bashkëpunimi për trajtimin falas të fëmijëve me leuçemi

April 27, 2018 16:22

Manastirliu- Ksanthos: Marrëveshje bashkëpunimi për trajtimin falas të fëmijëve me leuçemi

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku u prit nga homologu grek z. Andreas Ksanthos.

Dy Ministrat e Shëndetësisë firmosën në Athinë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Me këtë memorandum bashkëpunimi hedhim një hap përpara për forcimin e ndërveprimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona. Më konkretisht, për shkëmbimin e përvojave në fushën e onkologjisë për fëmijët, për menaxhimit spitalor, për trajnimin e personelit shëndetësor dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në kuadër të projekteve rajonale në fushën e shëndetësisë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

“Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memorandum bashkëpunimi është një urë lidhëse për të intensifikuar bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, u shpreh Andreas Ksanthos.

Takimi u zhvillua në spitalin Aghia Sofia të fondacionit “Elpida – Marianna V. Vardinoyanis”, ku u firmos një marrëveshje e rëndësishme për trajtimin e fëmijëve shqiptarë të diagnostikuar me leuçemi dhe tumore malinje, përmes binjakëzimit të spitalit Anghia Sofia dhe QSUT.

“Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar”, tha Ministrja Manastirliu.

Presidentja e Fondacionit Elpida znj. Marianna V.Vardinoyanis garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

“Me këtë marrëveshje hapin një erë të re bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka një shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transpalnt të palcës”, u shpreh presidentja e Fondacionit “Marianna V. Vardinoyanis”.

Ministrja Manastirliu falenderoi homologun grek dhe posaçërisht znj. Vardinoyanis, për mbështetjen e pakursyer për trajtimin e fëmijëve shqiptarë në spitalin Aghia Sofia.

Në fund të takimit dy ministrat e Shëndetësisë të Greqisë dhe Shqipërisë u vlerësuam me cmimin e solidaritetit për kontributin e çmuar në fushën e shëndetësisë.

l.h/ dita

April 27, 2018 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*