Manastirliu, në krah të mjekëve: Vendimi i gjykatës për dhunuesin, një turp!

March 11, 2019 12:07

Manastirliu, në krah të mjekëve: Vendimi i gjykatës për dhunuesin, një turp!

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë sot në mbështetje të protestës së mjekëve duke dënuar kështu dhunë në spitale.

Ogerta Manastirliu shprehet se vendimet e Gjykatave janë të turpshme në rastet kur rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për dënimin e autorëve.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit.

Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!” – shprehet Manastirliu në një reagim për mediat.

l.h/ dita

March 11, 2019 12:07
Komento

3 Komente

  1. xyz March 11, 12:45

    Jane disa mjeke qe duhet q…me gjith familje,race kriminelesh qe jane mesuar vetem me ryshfet.Nuk sulmon njeri mjekun qe eshte mjek.

    Reply to this comment
  2. Tana March 11, 18:31

    E nderuar Manastirliu njerzit kan të drejtë,mbrëmë në darke isha në urgjencën e kirurgjisë prej orës 8 e 30 me të afërmit tim papërgjegjshme totale asnjë respekt për të sëmurin,në orën 1 e 30 të natës vjen një binde e quajtur neurologe ..skaneri mire analizat mire …E vërteta si është bërë asnjë analizë vetëm një sorum …mjekët tallen pos u dhe lek ke vdeke në u dhamë por besoj su kënaqen verifikojnë kanë hajë që dhunohen mjekët

    Reply to this comment
  3. Asd March 11, 18:39

    Problem eshte mjeku ryshfetxhi. Ben sikur nuk e dhikon pacientin deri sa t’i fuse ne xhep tarifen. Nuk te rreh njeri kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*