Manastirliu: Nuk është koha për mbyllje të shkollave e kufijve me Italinë

February 24, 2020 10:42

Manastirliu: Nuk është koha për mbyllje të shkollave e kufijve me Italinë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sipas shkallës së rrezikshmërisë do të merren masat përkatëse, por deri më tani, nisur nga fakti që sipas saj nuk ka asnjë rast të prekuri në vendin tonë, nuk do të shkohet drejt mbylljes së kufijve me Italinë fqinje.

E pyetur nga gazetarët, Manastirliu tha se nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, dhe fokusi aktualisht është për të dyfishuar masat shëndetësore për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve.

“Masat që do të marrim do të jenë orientuar nga qëllimi madhor për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Megjithatë, ajo tha se çdo vendim do të merret sipas shkallës së riskut.

“OBSH rekomandon të vlerësohet mundësia hap pas hapi bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, kur kemi situatë të epidemisë me përhapje të gjerë, kur edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet lokalisht rasti gjurmohet kontakti dhe vendosen masa”, tha ministrja.

“Do të përgjigjemi sipas situatës dhe shkallës së riskut. Vendimet do të merren hap pas hapi me qëllim mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Po ashtu, të njëjtin qëndrim dhe përgjigje ministrja dha edhe përballë pyetjes nëse duhen mbyllur shkollat. Sipas saj, nuk është momenti.

o.j/dita

February 24, 2020 10:42
Komento

4 Komente

  1. Pandi February 24, 13:44

    Ti po qe ta mbush mendjen o motra!
    Sa te kemi ty ne, as e rruajme fare per koronavirusin!
    Top fare do e bejme gjumin!

    Vidhini leket ju me check-up apo sterilizimin se ne me groshe e raki ja hedhim. Vazhdoni ju, lart e me lart!

    Reply to this comment
  2. xxx February 24, 15:51

    edhe per ne banjo kerkojne leje nga Rama dhe BE.
    Keta njelloj do e censuronin mjekun whistlebowers te kines qe dha lajmin i pari, sic e mbyti Kina, me pas do ta vdisnin nga virusi sic vdiq

    Reply to this comment
  3. mirel February 24, 16:38

    A nuk thane keshtu dhe pas termetit te 25 Shtatorit?
    Mos u beni merak fare thane, se nuk bien pallatet..
    Dhe cfare ndodhi?
    Keta jane kriminele te paafte.
    Mos u besoni, por merrni masa.
    Duhet te mbyllet kufiri me Italine deri ne nje periudhe te pacaktuar.
    Ne ardhte virusi ketu, u rente femijeve te ketyre plerave.
    po nuk bie mortja ne hale

    Reply to this comment
  4. Lili February 24, 22:24

    Njerezet qe jane nga zonat e prekura n’itali nuk duhet te udhetojne per ne shqiperi!
    Ne qofte se kane udhetuar duhet te kontrollojne temperaturen e tyre aksham e sabba per 14 dite e ne rast T * te veteizolohen e te thirrin sherbimet mjekesor duke i lajmeruar se vin prej nje zone epidemike t’italise qe mjeket te marrin masat e duhura!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim