“Rastet po shtohen!” Ministrja e thotë hapur në Parlament: Nëse do mbingarkohen spitalet, do detyrohemi të zgjedhim se kush do trajtohet më parë

October 29, 2020 11:07

“Rastet po shtohen!” Ministrja e thotë hapur në Parlament: Nëse do mbingarkohen spitalet, do detyrohemi të zgjedhim se kush do trajtohet më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë apel sot në Parlament për respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Ndryshe ajo paralajmëron që nuk do mjekohen të gjithë.

Me shtimin e rasteve strategjia e vjeshtë-dimrit parashikon rritje të shifrave. Po parashikojmë të rrisim testimin duke përfshirë edhe testin e shpejtë. Testet janë 4-fishuar që nga muaji qershor.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për kujdes mjekësor. Do t’i qëndrojmë deri në fund se do shtojmë kapacitete spitalore duke vendosur 4 struktura në dispozicion në Tiranë dhe në rrethe do hapen spitale Covid. Duhet të shkohet në këtë luftë duke respektuar vendosjen e maskës dhe distancës.

Unë e di që qytetarët presin gjithmonë diçka të re për të shpjeguar se çfarë po ndodh. Por ajo që ne mund të bëjmë është të respektojmë rregullat më të thjeshta. Masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit dhe testimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të frenojmë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë.

Por nëse do kemi mbingarkim të spitaleve do përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari me frymëmarrje të drejtuar“, tha Manastirliu.

o.j/dita

October 29, 2020 11:07
Komento

8 Komente

  1. Filoeuropiani October 29, 11:15

    “Bleta” si do e zgjedhesh?!

    Reply to this comment
  2. Mesuesja October 29, 11:27

    E zgjidhe bukur moj super kurve politike se ta tha partia se vetem te vjedhesh dhe te aktrosh si Pinoku di.

    Reply to this comment
  3. D... October 29, 11:54

    Kete po e thote dhe bota e “civilizuar” jo me ne, Macron ne France sot deklaroi nje gje te tille sepse mund te arrije nje pike qe sherbimi shendetsor nuk mund te perballoje te kuroje nje numer te madh te semuresh njekohesisht….. Problemi eshte qe ne nuk kemi pse te perhapim panik akoma, ndaj e quaj te gabuar deklaraten e ministres (edhe pse shqipot nuk marrin vesh ndryshe)

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji October 29, 12:41

    Ka kohe qe kerkohet respektimi i regullave nga cilido. Por jane te pagdhendurit,jane ata per te cilet jeta e te tjereve nuk ka vlere para karrike time qe bertasin kunder reģullave,se covidi nuk ekziston,etj,etj.emrat i keni ne shtyp cdo dite. Kryeson presidenti qe jep shembull.vazhdon monika,silva dhe te tjere.dhe ha,situata po perkeqesohet dita dites.faji mbetet i mjekeve deri te ministre manastirliu.pra ata qe punojne kane faj,ata qe merrem me llogje,qofshin mjeke qe ka nje vit qe nuk japin asnje kontribut,vec llogjeve,ata kane te drejte.edhe une,qytetar pensionist mbeshtes ministre kur thote do te zgjedhor.meqe nje injorante si Silva cala kerkon kriterin e perzgjedhjes ,une po rekomandoj te mos i ofrohet sherbim njerezve qe kane bere thirrje per te kundershtuar masat anticovid.psh.monika kryemadhit,silva cakes,kredi mehmetin,avokat goxhaj me shoke e shoqe qe dosjen maskat ne shenje proteste.etj.keta nuk meritojne sherbim para atyre qe rigorozisht u perpoqen te mbrojne shendetin publik.mos harroni deputetit gjiza .

    Reply to this comment
  5. analisti October 29, 12:58

    ju kemi zgjedhur te na qeverisni dhe te administroni punet dhe hallet e ketij vendi. kjo pergjigje eshte kriminale por edhe e rende. sistemi yne shendetesor nuk eshte ne kolaps qe te detyroje shtetin te perzgjedhe se kush do jetoje dhe kush jo. nese sistemi eshte prane kolapsit, atehere duhet vepruar me mbyllje totale sic po vepron Franca dhe Italia.

    Reply to this comment
  6. kasem gahinji October 29, 14:01

    Ora duhet ta kuptosh ,se è thote qarte,ne gjendje kolapsi do kete perzgjedhje.dhe kriteri,ne rradhe te pare te parashikojne ata per te cilet covidi nuk ekziston,sepse jane pikerisht ata nxitesit e gjendjes se kolapsi per hir te karrikes.

    Reply to this comment
  7. Phoenix October 29, 14:13

    E dini c’fare eshte gjeja me komike me keta lloj politikanesh te Covidit, ketu dhe ne gjithe Europen?

    Thone e bejne ekzaktesisht te njejtat gjera. Jane bere si papagaj. Nuk kane faj sepse thjesht lexojne skriptin qe ju vendoset para nga Kulti.

    Reply to this comment
  8. Lili October 30, 05:17

    Pse nuk po zgedhni tash a? Po zgedhni edhe mire: disa me avion e me kortegj policor deri te aeroporti,me taxat e paret tona, e disa te tjere qe vdesin te derra e spitalit?
    Prej januarit keni punuar kishe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim