Manastirliu te Trauma: Forcojmë kapacitetet për t’ju përgjigjur fluksit të gripit dhe koronavirusit, ja sa shtretër të lirë ka në të dy spitalet COVID

September 15, 2020 14:47

Manastirliu te Trauma: Forcojmë kapacitetet për t’ju përgjigjur fluksit të gripit dhe koronavirusit, ja sa shtretër të lirë ka në të dy spitalet COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme sot për inspektim te Spitali i Traumës në Tiranë, ku do përballohen urgjencat kirurgjikale.

Me një shënim në Facebook, ministrja shkruan se vijon forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për t’ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19.

Sipas Manastirliut janë punësuar ekipet e reja mjekësore, si dhe do të dyfishohen shtretërit për trajtimin spitalor të pacientëve me COVID-19.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se aktualisht janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.

Duke folur për burimet njerëzore, Manastirliu tha se janë punësuar 150 profesionistë të shëndetit në dy spitalet COVID, të cilët po punojnë dhe janë duke u përgatitur për nevojën e strukturës së COVID 3 dhe COVID 4

j.l./ dita

September 15, 2020 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim