Manchester City 6 gola ndaj Chelsea, e nxjerr nga zona Champions

February 10, 2019 20:49

Manchester City 6 gola ndaj Chelsea, e nxjerr nga zona Champions

Manchester City i dha një leksion Chelseas në kampionat disa ditë para finales së Kupës së Ligës. Ekipi i Pep Guardiolës mundi thellë 6 – 0 atë të Maurizio Sarrit që ndodhet në pozitë të vështirë pas kësaj disfate.

Zotërim i Manchester City që arriti të hapë serinë e golave pas 4 minutash lojë. Aguero ishte më i miri në këtë përballje me 3 gola të realizuar. Një fitore kjo e Manchester Cityt që e ngjit në krye të renditjes në pritje të ndeshjes së  Liverpool.

Chelsea pas kësaj humbje zbriti në vendin e gjashtë në Premier League, duke dalë nga zona Champions.

v.l/ Dita

February 10, 2019 20:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*