Manchester United në ankth, Paul Pogba drejt operacionit

September 24, 2017 16:24

Manchester United në ankth, Paul Pogba drejt operacionit

Nuk vijnë aspak lajme të mira për trajnerin Jose Mourinho, që prej dy javësh nuk ka në dispozicion mesfushorin francez Paul Pogba, i dëmtuar në kofshën e djathtë, në ndeshjen e Champions League të “djave të kuq” ndaj Bazelit.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, që i referohet mjekut personal të mesfushorit, Sakari Orava, lojtari i Manchester United mund t’i nënshtrohet një operacioni, por vendimi përfundimtar do të merret javën e ardhshme.

Mesfushori francez Paul Pogba, i dëmtuar në kofshën e djathtë

Sipas mjekut të famshëm francez, që së fundi ka operuar edhe Ousmane Dembele të Barcelonës, dëmtimi i Pogba është disi më i lehtë nga ai i lojtarit “blaugrana”.

Ky dëmtim i Pogba mund të kurohet edhe pa ndërhyrjen kirurgjikale, por asnjëherë rezultati në këtë rast nuk është 100% i sigurt se nuk do të përsëritet. Ndaj operacioni është një zgjidhje e sigurtë”, ka thënë mjeku. Ai shton se javën e ardhshme do të merret një vendim për të ardhmen e Pogba.

September 24, 2017 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*