Mancini: Ndaj Romës luajmë për fitore

March 18, 2016 18:10

Mancini: Ndaj Romës luajmë për fitore

Në Olimpico të Romës, këtë të Shtunë, Interi luan një pjesë të mirë të sezonit. Zikaltërit kanë si objektiv kryesor ta përfundojnë kampionatin në vendin e 3-të, por në rast të një rezultati negativ ndaj verdhekuqëve të Spalettit, skuadra e Roberto Mancinit do të kishte me të vërtetë shumë pak shanse për tu renditur në këtë pozicion, pasi aktualisht diferenca mes Romës dhe Interit në klasfikim është 5 pikë.

Roberto Mancini beson te Interi i tij, dhe është i bindur se zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë për të fituar në Olimpico.

“Do të jetë një ndeshje në të cilën mund të ndodhë gjithcka. Roma është në formë, është një skuadër e fortë dhe nuk duhet të harrojmë as faktin që e filloi sezonin me objektivin për të fituar titullin. Në një kampionat të tillë si ky është e vështirë të thuash nëse një ndeshje e tillë mund të jetë vendimtare ose jo.  Sigurisht që sfida e Olimpicos është delikate dhe e rëndësishme dhe mund tu japë një sinjal edhe skuadrave që ndjekin nga pas. Futbollistët e mi janë të përqëndruar dhe të qetë. Ne do të shkojmë në Romë për të fituar”.

Mancini më pas konfirmoi se Brozovic dhe Kondogbia janë mirë dhe janë të gatshëm për të luajtur.

March 18, 2016 18:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*