Mandatet, Spahiu: OSBE hesht për masakrën kushtetuese

Redaksia Online February 2, 2013 12:02

Mandatet, Spahiu: OSBE hesht për masakrën kushtetuese

AK ka komentuar për herë të parë çështjen e ndarjes së mandateve, një vendim që sipas saj përbën një atentat ndaj zgjedhjeve të ndershme e të lira. Gjatë një tubimi me mbështetës të tij në Vlorë, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, u shpreh se PD, LSI dhe PDIU, ndryshe koalicioni i tradhtarëve, ka frikë nga vota e qytetarëve.

“PD, LSI, PDIU po i bëjnë atentat zgjedhjeve të lira. Koalicioni i tradhtarëve po sajon dy koalicione”, tha Spahiu duke shtuar se kjo bëhet për të çuar sa më shumë vota në kampin e Berishës.

Spahiu tha se OSBE po hesht në lidhje me masakrën kushtetuese, duke i zhgënjyer shqiptarët.

“Edhe OSBE po hesht për masakrën kushtetuese. OSBE-ODHIR duhet të kryejë misionin që u është caktuar. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga dështimi i OSBE”, tha Spahiu.

 

Redaksia Online February 2, 2013 12:02
Komento

1 Koment

  1. ardian February 2, 17:56

    ore spahi akoma me ate mendje ti nuk ka votim te lire dhe te ndershem me skizofrenin sali ky eshte sudja e votave ndersa per shpk e ilir kryemadhit te rrojne lingotat e floririt me moto nje vote nje thes miell tamon regjimi me i degjeneruar qe ka pllakosur vendin tone …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim