Mandati i dy deputetëve, Rama takim me Llallën

October 4, 2017 16:02

Mandati i dy deputetëve, Rama takim me Llallën

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në fokus të këtij mësohet të ketë qenë ligji i dekriminalizimit.

Ky takim ka ardhur menjëherë pas kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipit të PDIU dhe Gjetan Gjetanit të PD.

PD i kërkoi KQZ t’iu heqë mandatin dy deputetëve, ndërsa Prokurorisë i kërkoi të kryejë verifikimet e plota të të dhënave të dy deputetëve në formularët e vetëdeklarimit.

Sipas selisë blu, deputetët Rakipi dhe Gjetani kanë rekorde kriminale në Itali.

Pas kërkesës së PD, kryeministri Rama ka thirrur në takim në Kryeministri, kryeprokurorin Llalla.

Takimi nisi rreth orës 13:00 dhe zgjati 30 minuta.

Njoftimi i Prokurorisë

“Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me kërkesë të kreut të Qeverisë. Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi.

Z. Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë. Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.

Në takim, z. Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal”.

 

 

October 4, 2017 16:02
Komento

5 Komente

  1. Nona-Madona October 4, 16:35

    Qifja qi ksaj vere boni aksident duke lan te vdekun nje burre dhe u largue prej vendngjarje ,,,duhej ta kish dorzu vete mandatin,… se ime kon me i dalle gjith horlliqet ktij cubit te Elbasonit.Do e hjekin me dhune.
    Njikshtu osht kur bohesh i pasun pislliqe dhe te duket vetja i zgjut dhe i hyn pulitikes.

    Reply to this comment
  2. specialisti October 4, 17:46

    Cfare behet keshtu ?
    Ambasadori amerikan tha para 3-4 ditesh qe parlamenti eshte i paster.
    KQZ dhe Prokuroria i beri verifikimin paraprak dhe i nxorri te paster.
    PD dhe PDIU i propozoi si te paster.
    Tani PD akuzon deputetin e vet per papasterti.
    Te shohim si do te shkoje.
    Kujt ti besojme ?
    Keto jane institucionet ligjore per verifikimin e figurave te deputeteve qe u vendosen ne lista.
    Po Amerika kujtoni se nuk i njeh kandidatet per deputet ?

    Reply to this comment
  3. alphade October 4, 20:29

    Llalla ,si anekdota : ” Vari ujkut melcite ne qafe” ! Ky do
    ta beje Reformen ne drejtesi dhe Vettingun ?! Kurre, nuk
    mund te vere litarin vetvetvetes,prandaj si Reforma ne Drejtesi dhe Ligji i vettingut do te beje nje vrime ne uje
    dhe asgje me teper. Edhe Dedja do te beje reformen dhe
    Vettingun ?!! Gallata shqiptare! Do te bejme lufte de more
    de si lum ti popull mezi na ke…” ,

    Reply to this comment
  4. Sirius October 5, 03:54

    Ne tetor priten te ikin dhe dy ministra nga kabineti Rama. Rama eshte zhytur aq shume ne zullum, sa e nxjerr apo jo nje vit ne kryeministri. Gjithashtu, Lu po perpiqet te ruaj lekuren e tij. Sa per informacion, (te cilin cuditerisht nuk e gjejme te dita) ish diplomati Arvizu eshte pushuar pergjithmone nga funksionet e tij si diplomat karriere nga qeveria Trump. Arvizu ishte i korruptuar njelloj si Lu. Lu po i paraprin asaj qe mund ti ndodh atij ashtu si i ndodhi Arvizut. Por mendoj se eshte teper vone per te, sepse karriera e tij ne Shqiperi eshte njollosur tashme. Shume deputete te PS-se kane nje te kaluar kriminale dhe ne baze te ligjit nuk duhet te ishin kandiduar, sepse kane genjyer te formularet e kandidimit. Kjo i ben ata automatikisht pergjegjes per veper penale. Rama eshte ne nje telash te madh, prandaj fluturoi per ne Amerike urgjent qe te takoj mentorin e tij per mbeshtetje. Nuk po them se kush eshte, po i ka dale emri shpesh ne media.

    JU LUTEMI DITA POSTONI KOMENTET.

    Reply to this comment
  5. Sirius October 5, 04:34

    I vetmi kriter qe te kandidohesh nga Rama per deputet, eshte qe ti japesh rilindasit 600 mije Euro. Kur u be dhe kaubojsi deputet, mos mbete me. Tani normale qe 600 mije Euro nuk i gjen ne rruge dhe ata qe i kane keto para nuk besoj se i kane trashegimi nga familja qe hante buke misri 27 vite me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*