Mandzukiç ka një kërkesë për drejtuesit e Juventusit

September 9, 2018 12:49

Mandzukiç ka një kërkesë për drejtuesit e Juventusit

 

Sulmuesi i bardhezinjve, Mario Mandzukiç, dëshiron të zgjasë kontratën me Juventusin. 32-vjeçari dëshiron një rinovim për kontratën që skadon në vitin 2021, për një vit tjetër, pa ndonjë përmirësim të pagës.

Sulmuesi kroat është një lojtar vendimtar për planet e trajnerit Massimilano Allegri për shumëllojshmërinë e tij për të luajtur në krahun e majtë ose si sulmues qendre dhe aftësinë e tij për t’u kthyer dhe për të ndihmuar ekipin në mbrojtje kur ata janë në vështirësi.

Mandzukiç gjithmonë ka provuar të jetë vendimtar në ndeshjet e mëdha, pasi ai ka shënuar tre prej katër golave të fundit që Juventusi ka shënuar kundër kampionëve të Ligës së Kampionëve, Real Madrid.

32-vjeçari tashmë ka dy gola në emrin e tij në Serie A këtë sezon në dy ndeshjet e fundit kundër Lazio dhe Parma.

Finalisti i Kupës së Botës është një nga lojtarët me më shumë përvojë te “Zonja e Vjetër”, pas portugezit Cristiano Ronaldo në Champions League dhe pritet të zgjasë kontratën e tij me kampionët e Serie A.

Manchester United ishte shumë i interesuar në merkaton e verës me trajnerin Jose Mourinho që bëri disa oferta të rëndësishme, por kroati vendosi për të mos u larguar nga Torino.

Dëshira e tij është ta mbyllë kontratën me bardhezinjtë dhe të fitojë trofeun e Champions League.

a.s/dita

September 9, 2018 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*