Manipulimi i zgjedhjeve të 8 Majit, tjetër hetim në Lezhë

December 13, 2014 09:16

Manipulimi i zgjedhjeve të 8 Majit, tjetër hetim në Lezhë

Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në komunën Dajç të Lezhës ka vendosur ta çojë deri në fund betejën ligjore dhe juridike për 8 Majin 2011, pavarësisht se edhe për pak muaj vijnë zgjedhjet e radhës.

Rrok Rroku humbi zgjedhjet për shumë pak vota, por ai arriti të dokumentonte me prova dhe më pas denonconte në Prokurorinë e Lezhës komisionerët për manipulim të votave dhe rezultatit, ku fitues u shpall kandidati i djathtë.

Pas dënimit të 8 komisonerëve të të gjitha partive pjesëmarrëse 1 vit më parë për manipulim të zgjedhjeve vendore në një prej fshatrave, prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet edhe për dy qendra të tjera votimi në këtë njësi. Bëhet fjalë për qendrat e votimit me numër 0698 dhe 0700, në fshatrat Dajç dhe Kotërr, në të cilët mendohet se ka pasur falsifikime, duke ndikuar në rezultatin zgjedhjeve.
Ditën e djeshme mësohet se janë thirrur nga organi i akuzës 40 banorë të kësaj zone, të cilët mendohet që ditën e votimit nuk kanë qenë fare në Shqipëri, dhe rezultojnë si votues më 8 Maj 2011 edhe pse kanë qenë në emigracion, kryesisht Itali apo Greqi.

Ish-kandidati i majtë për këtë njësi vendore, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet, ka bërë të ditur se me hetimin e këtyre dy qendrave votimi, do të faktohet se manipulimi është shumë më i madh se ato të zbuluara deri tani nga gjykata.

Në procesin e parë u dokumentua manipulimi i të paktën 300 votave, ku banorët gjendeshin jashtë shtetit sipas sistemit TIMS, por nga ana tjetër figuronin votues ditën e zgjedhjeve. Kurse nga kaligrafia e shkrimit në firmat e hedhura në lista, rezultoi se i kishin shkruar vetë komisionerët.

Rroku është shprehur se “do t’i shkoje deri në fund çështjes se manipulimit të zgjedhjeve, derisa sa të gjithë personat përgjegjës të marrin ndëshkimin që meritojnë në bazë të ligjit”. Vitin e kaluar u dënuan me nga 8 muaj burgim të 8 komisionerët e një qendre votimi në këtë komunë.

 

 

December 13, 2014 09:16
Komento

1 Koment

  1. M'hill Zefi. December 13, 16:20

    NUK po di ç’me than ,
    Meku im MARK.UK , me ka pas thane qe Salia Votimet i ka fitu ,
    Edhe se ka pas pak , por pak fare Manipulime .

    Kur te vi sonte Pi malit , ne shpelle ,
    Po e pysi Mark.uk a di gjo per keto Votime ?

    Une di qe diten e Votimeve Mark.uk ka kene me Bardhoken , Nalt ne Mal
    te arushes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*