Manjani: Do t’i shkojmë deri në fund abuzimit të drejtorit të burgut të Drenovës

November 19, 2015 12:45

Manjani: Do t’i shkojmë deri në fund abuzimit të drejtorit të burgut të Drenovës

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se ka ndërmend ta çojë deri në fund çështjen e shkarkimit të drejtorit të burgut të Drenovës në Korçë, i cili kishte abuzuar me detyrën.

Ministri tha se e kishte shkarkuar jo vetëm për ato çka u bënë publike në media, por edhe për çështje të tjera.

“Jam lidhur me prokurorin e rrethit, me policinë e rrethit atje që këtë çështje ta çoj deri në fund në të gjitha aspektet e saj. Ai ishte i shkarkuar prej meje edhe për gjëra të tjera, por e rëndësishme është që të shkojnë gjërat deri në fund. U bëj thirrje edhe njëherë nëpunësve të shtetit, shërbeni, shërbeni se nuk ka rrugë tjetër, shërbeni sipas ligjeve. Historitë e tjera nuk tolerohen,” deklaroi ministri.

Duke folur për terrorizmin, ministri deklaroi se Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh dhe për këtë arsye, siç deklaroi po merren masa.

“Çështja e terrorizmit global sot nuk është çështje deklaratash, as çështje për tu nënvlerësuar. Shqipëria është pjesë e vendeve anëtare të betejës antiterror në shkallë globale dhe për këtë arsye sigurisht mund të jemi dhe objekt sulmesh. Por duhet ta vlerësojmë realisht. Vazhdojmë jetën normalisht, por me vëmendje të shtuar” – tha Manjani. /Dita/

November 19, 2015 12:45
Komento

4 Komente

  1. albi November 19, 14:52

    Po ku i gjejne keto kokrra pjeshkash qe i mbajne ne krah.

    Reply to this comment
  2. xha Beqo November 19, 16:31

    Per pune te lehta u duhen or Albi. Nuk punohet me burra

    Reply to this comment
  3. rilindasi November 19, 16:33

    Filloje me artur zoton,kryehajdutin dhe kryepsikopatin e burgjeve qe ka shitur mbi 1000 vende pune me leke,3000 euro e lart secili

    Reply to this comment
  4. petrit November 19, 17:14

    i LSI .se pa tjeter, kudo qe degjojme njgjarje te tilla jane njerzit e LSI prezent .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*