Manjani-gjyqtarëve: Mos punoni sikur e keni ditën e fundit

March 21, 2016 11:13

Manjani-gjyqtarëve: Mos punoni sikur e keni ditën e fundit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se reforma në drejtësi do të bëhet dhe se për të nuk ka asnjë diskutim.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjyqtarëve, ministri iu drejtua me kritika gjyqtarëve.

Përditë në zyrën time vijnë ankesa për shërbimin e munguar të gjyqësorit. Jo më zvarritje përmes raporteve mjeksore fiktive.

Mes gjyqtarëve ekziston tendenca sikur po punohet për ditën e fundit.

Ka tendenca shthurje në punën e përditshme të gjyqësorit. Në emër të së ardhmes po iu shesim qytetarëve padrejtësi.

Këto gjëra janë të papranueshme. Secili të bëjë punën që i takon. Askush të mos trembet nga reformat, puna duhet të vijojë” deklaroi Manjani.

Ministri Ylli Manjani nuk la pa përmendur edhe ndjesën që ishte i detyruar t’i dërgonte Francës për lirimin nga burgu të Domart Konjarit.

Drejtësi franceze i dënon, ne i lirojmë dhe e kisha një hall kur i kërkova ndjesë qeverisë franceze. Ky vend nuk bëhet evropian nëse nuk zbaton vendimet e Evropës,”- përfundoi Manjani.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u bëri apel aktorëve kryesorë të përfshirë në reformën në drejtësi që të gjejnë një konsensus, pasi sipas tij efektiviteti i një sistemi gjyqësor është një indikator bazë për investitorët./E.T

March 21, 2016 11:13
Komento

3 Komente

  1. LORA March 21, 11:23

    Qofte e afert dita kur nuk do t’a shoh me neper media zhezair zagar-njorin,,,,si nje nga eksponentet me malinj ne sistemin e korporates kriminale te dreqesise “gjin gjoni”.

    Reply to this comment
  2. Arben March 21, 20:33

    GJYQTARET KANE HAKE RRJEPJEN PER SE GJALLI.

    NDRYSHE NUK KA DREJTESI NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  3. Tekila March 22, 08:02

    Ditetet e fundit i ke ti,

    Ti Manjaku Manjan je nje Gamur pa samar,

    Per jemi te detyruar te degjojme tyj me gjithe

    gomarlleqet e tua sepse niveli yt juridik eshte qe

    ti marresh te keqen Gomarit,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim