PROFIL: Kush është Ministri i ri i Drejtësisë. Deklaratat e tij të para, për reformën dhe korrupsionin

November 10, 2015 11:15

PROFIL: Kush është Ministri i ri i Drejtësisë. Deklaratat e tij të para, për reformën dhe korrupsionin

Ylli Manjani ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjthshmën në Këshillin e Ministrave kur kabineti drejtohej nga Fatos Nano. Dha dorëheqjen nga kjo detyrë në verë të 2003.

Ylli Manjani iu bashkua radhëve të PS kur drejtimin e partisë e mori Edi Rama pas vitit 2005.

Ka mbajtur një pozicion konform bindjeve të tij edhe kur këto binin ndesh me linjën zyrtare të partisë. Një rast i tillë i ngjashëm ishte në gusht të 2006 kur ai atakoi hapur marrëveshjen mes PD e PS për zgjedhjet e pritshme vendore. Edhe pse ishte një nga emrat që kishte mbështetjen e kryetarit të ri të PS ai nuk hezitoi ta konsideronte të dështuar këtë marrëveshje kur partia e tij po e mbronte si sukses të fortë politik.

Në vitin 2009, ai u kandidau nga radhët e PS për të qenë deputet në Dibër, por nuk arriti të zgjidhet, pasi ishte vetëm emër poshtë vizës që ndante fituesit me humbësit.

Kjo ishte periudha kur Manjani pësoi krisjen e madhe me Partinë Socialiste dhe e braktisi atë për të shkruar tek LSI e drejtua nga Ilir Meta.

Ai u bë një nga zërat e fortë të kësaj partie, në debatet televizve në një kohë kur LSI po përballej me kritikat e elektoratit të majtë për koalicionin qeveritar me PD.

Gjatë qeverisjes me PD, Ylli Manjani u emërua zëvendës/Ministër i Transporteve, post që e mban edhe aktualisht, kur sapo është prozuar për të zënë vendin e Ministrit të dorëhequr të Drejtësisë, Nasip Naço.

Gjatë kohëve të fundit, Manjani ka paralajmëruar hapur disa lëvizje të rëndësishme politike.

Një zëvendësim që nuk vjen o papritur në kushtet kur vetëm disa ditë më parë ai u caktua zëdhënës i LSI për reformën në drejtësi, duke u afruar në mënyrë graduale me postin e Ministrit të Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai lëshoi kritika të ashpra ndaj disa ndryshimeve të propozuara për gjyqësorin.

Sot Manjani deklaroi se për reformën në drejtësi duhet edhe konsensusi i opozitës dhe çdo partie tjetër parlamentare.

“Ne e kemi provuar dhe vendimarrjet uliraterale në këto 20 vite në kuptimin që njëri krah ka marrë vendimet që ka dashur, krahu tjetër merr prap vendime që do dhe kur vjen puna asgjë nuk bëhet e përbashkët, kurse ato që bëhen të përbashkëta janë shumë pak dhe po themi me jo pak defekte”.

Manjani zotohet të luftojë korrupsionin në drejtësi.

“Korrupsioni është pengesë  e madhe duhet ta pranojmë. Jam mandatuar nga LSI dhe nuk po ju them ndonjë sekret, por jam mandatuar specifikisht për të qenë pjesë e një lufte, e një beteje antikorrupsion në çdo nivel”, theksoi ai për “Ora News”.

Manjani vlerësoi edhe punën e bërë deri më sot nga Ministri i dorëhequr, Nasip Naço, ndërsa preferoi të mos i përgjigjet pyetjes nëse qeveria duhet të pësojë ndryshime të tjera. /Dita/

November 10, 2015 11:15
Komento

17 Komente

  1. Arkidi November 10, 10:45

    Mutnjani nje fytyre aq e urryer qe nje shikim ti bej Ed Rames detyrohet palla tja fus nja 2 viza te kaloj ne ekstaz… Ky ndryshim eshte vetem fillimi qe merr dyshezen kryeminisi…te pres dhe protestat e studeteve dhe pastaj te mbyll porten dhe te sigurohet ne bunkerin e surrelit. rrofte Ilir Muta.

    Reply to this comment
  2. selim rroshi November 10, 11:03

    Po keni bere 3 drafte o lanet i keni cuar ne Itali vec e vec. Secili do drejtesine per xhepin e vet se hajdute te tere. E me probleme publike vjedhje te hapura.
    Do bejne hajdutet reforme ne drejtesi as nje femi se beson.

    Reply to this comment
  3. Arber November 10, 11:13

    Llafazan dhe mashtruesi i radhes i Ilir Metes. Nese PS do qe te vazhdojne reformat ne Drejtesi duhet te shpalle ne Kongresin e radhes: ose Referendum Popullor, ose te prishe koalicionin e gabur me LSI-ne dhe te kaloje vendin ne Zgjedhje te Parakohme. Koalicioni nga lart me LSI-ne deshtoi, le te vendose populli se ke udheheqje do!

    Reply to this comment
  4. Daku November 10, 11:25

    Kush eshte ministri i ri i Drejtesise? Eshte ai trup gallofi me ze te holle. Mu si nje dem i tredhur.

    Reply to this comment
  5. vlora.al November 10, 11:37

    Nje i pafytyre tjeter dhe rugac

    Reply to this comment
  6. Lleshi November 10, 11:55

    Ore , po c’eshte kjo CV pergjysem ? Cfare shkolle ka mbaruar ky ? Ku ka punuar nga shkolla deri sa kerceu Sekretar i Pergjithshem ne kryeministri me Nanon ? Ku ka lere dhe cfare perfaqeson si individ ? Asgje per keto ?

    Eshte Minister ne Republiken e Shqiperise , perse kaq mjegull ne informacion ?

    Reply to this comment
  7. Kariz Matik November 10, 12:03

    Se cili eshte, dhe per cfare aftesish eshte propozuar Ylli Manjani si minister drejtesie, kete, edhe pse dikush mund ta marre me mend, sot per sot do te ishte me mire sikur t’ja leme kohes ta vertetoje. Perpara se ta shenjestrojme dhe kete ne qender te kritikave, le te shpresojme se do gjeje forcen e duhur per te plotesuar angazhimin per te luftuar korrupsionin duke filluar nga nivelet me te larta dhe jo anasjelltas. Paste kemben e mbare!

    Reply to this comment
  8. tt November 10, 12:40

    mafja qe ben reformen ne drejtesi..

    Reply to this comment
  9. edi November 10, 13:36

    derisa e ka vene idhiri per te kriminalizuar saaaalin,ne rregull jemi…(jo per gje,po qenke mesuar te besh kalime gardhi,nga nje parti tek tjetra)

    Reply to this comment
  10. ali November 10, 13:49

    Nuk besoj me ne te ashtequajturen “reformen ne drejtesi” !
    Jo se kisha ndonje shprese me Naçon, por keta jane kukullat e Ilir kokelopes, Reforme ne drejtesi per keta do te thote te mos preket Ilir Meta dhe bashkepunetoret e tij ne abuzimet e shumta qe kane kryer me parate e Shqiptareve !
    Nuk besoj se jane te shumte shqiptaret qe besojne ne kete reforme sepse keta jane pjese e problemit te korrupsionit galopant ne drejtesi e kudo dhe jo zgjidhja e tij !

    Reply to this comment
  11. LILOLABJA November 10, 13:52

    Kesaj i thone hiqja Lenes e veja Prenes. Zoti Rama nuk behet stan me lepuj ,propozoni referendumin, me ate referendumin e 94-tes penguam kriminelin Sali qe nepermjet projekt -kushtetutes te behej mbret i Shqiperise . Nuk e ka gjet gje Zvicren nga aplikimi i referendumit sheh ndonjehere zviceriane te protestojne ne rruge ? Jo! Se aplikojne pjesemarjen e drejtperrejt te popullit ne demokraci ,beni nje gje per se mbari ta haje dreqi !Ska nevoje te ecni ne rruge te pa shkelura, eksperienca ka sa te duash ,pse gjithmone shqiptaret te privuar ? Eshte e drejte e popullit te shprehi qendrimin e tij per çeshtje kaq madhore siç eshte drejtesia ose drejtohuni tek kutite e votimit .

    Reply to this comment
  12. iremila November 10, 14:36

    Llafazan!

    Reply to this comment
    • Bureto November 10, 16:21

      Ministri i mandatuar i Drejtesise, Manjani:

      Edi Rama eshte: nje monster, nje sharlatan dhe nje surrogato! (studio e ABC news, maj 2012). Folni po deshet per moral ne politike. Nuk jane harruar dhe te tjerat ato midis Nanos dhe Berishes dhe anasjelltas, Berishes dhe Metes, dhe anasjelltas, Metes dhe Rames etj, por keto na i rikujtoi ky rasti i fundit i “propozimit” te manjanit, ne postin e ministrit ne qeverine e tij nga Rama!!! E thua se nuk mund te kishte nje kandidat tjeter me dinjitoz dheme me integritet, sidomos sot kur ne axhende eshte reforma mjaft e rendesishme ne drejtesi?! Sa keq qe qenka kapur Rama nga Meta. me kete moral nuk mund te keteqeveri te moralshme. Eshte pikerisht ky antikapi i mosndeshkueshmerise qe po vuajme sot. Deri kur?

      Reply to this comment
  13. beni November 10, 16:19

    Si Naço dhe Manjani nuk kane asnje dite pune ne baze, ato kane lindur partiak, kane punuar si partiak, do te jene partiak.Nuk do te bejne asgje se nga hiçi lind hiçi.Turp per shqiperine qe vendos ne drejtim vetem partiak te deshtuar.

    Reply to this comment
  14. Mark uk November 10, 17:04

    Futini nje leter anonim,per te zbuluar biografin e tij.Shifni intervisten e tij ne 2012 se cfar ka thene per kete gjatoshin.

    Reply to this comment
  15. Po,Po November 10, 17:31

    Ilir Floriri e zgjodhi kete fare burri,per te mos bere reformen ne drejtesi dhe per te mos luftuar kurre korrupsionin . Nuk ka asnje mendje normale,qe te pranoje se hajduti dhe i korruptuari deri ne fyt Ilir Meta,te kete deshire te beje reforme te vertete ne drejtesi . Iliri dhe Saliu ngjasojne si dy pika uji. Aq sa deshiron ai te perballet me ligjin per malin me krime qe ka bere…,aq do te donte edhe Iliri me Manjanin .Ndaj kerkojne,qe reforma detyrimisht te behet me pranimin nga Saliu,ose te mos behet fare.A nuk jane keta plehra,qe nuk duan qe presidenti i vendit te zgjidhet nga populli?Tek ne e dine dhe femijet,qe Saliu nuk ka bere kurre konsensus me kundershtarin,bile pa leshuar asnje fije floku .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*