Manjani: Janë zgjidhur rreth 5 mijë mosmarrëveshje me ndërmjetësim

July 7, 2016 10:34

Manjani: Janë zgjidhur rreth 5 mijë mosmarrëveshje me ndërmjetësim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se janë zgjidhur rreth 5 mijë mosmarrëveshje me ndërmjetësim. Ai u shpreh se ndërmjetësimi është një shërbim alternativ i vlefshëm, i cili shërben si një mjet efikas për uljen e ngarkesave në gjykata.

“Ngarkesa e gjykatave është shumë e madhe. Ndërmjetësimi është një mjet shumë efikas për uljen e ngarkesave në këto gjykata. Duhet ta ristrukturojmë mirë këtë shërbim”, u shpreh ministri.

Manjani tha se kam kërkuar dhe do ta kërkoj  që shërbimi i ndërmjetesimit të funksionojë edhe ne komisariate.

“Ne jemi te interesuar te nxisim ndermjetesimin dhe si terapi antikorrupsion”, tha ndër të tjera ministri Manjani.

July 7, 2016 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*