Manjani: Jemi në një axhendë agresive reformash

November 10, 2015 14:16

Manjani: Jemi në një axhendë agresive reformash

I propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër Drejtësie, Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Manjani deklaroi pas daljes nga selia e Kuvendit se është në pritje të procedurave kushtetuese për të marrë postin e ministrit. Mediat e quajtën ministër, por Manjani u shpjegoi gazetarëve momentin kur do ta marrë këtë post zyrtarisht.

“Unë nuk jam ende ministër i Drejtësisë, por jam propozuar për ministër dhe nga pikëpamja kushtetuese është presidenti i Republikës që duhet të dekretojë kandidaturën time, e cila më pas duhet të votohet në parlament dhe duhet të betohem tek presidenti, pastaj mund të më quani ministër Drejtësie”, tha Manjani.

Megjithatë, kandidati për ministër u zotua se do të bashkëpunojë me qeverinë, në kuadër të kursit të reformave. “Jemi në një krah dhe në një axhendë agresive reformash. Jemi në mes të punëve dhe kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ai./Dita/

November 10, 2015 14:16
Komento

4 Komente

  1. kujtimi itali November 10, 19:58

    manjani nje servil dhe i paafte.

    Reply to this comment
  2. pallderri November 10, 20:56

    shih se mos besh ndonje modifikim per ligjin per bythelepirjen,se aty je expert ti.

    Reply to this comment
  3. feliks November 10, 20:56

    PO Nasip Naço, thua se do te jete prokurori i pergjitheshem pas votimit te ligjeve mbi reformen ne drejtesi? Po çdo gje mund te ndodhe.

    Reply to this comment
  4. Arben November 10, 21:06

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*