Manjani kërkesë gjykatave për ekspertët dhe avokatët e liçensuar

April 21, 2016 14:18

Manjani kërkesë gjykatave për ekspertët dhe avokatët e liçensuar

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është drejtuar sot zyrtarisht Gjykatave të Republikës së Shqipërisë lidhur me dy problematika të evidentuara, për zgjidhjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Manjani nëpërmjet një deklaratë për mediat bënë të ditur se “Në kërkesë parashtrohet problematika e vërejtur në lidhje me thirrjen nga ana e gjykatave të ekspertëve jo të licencuar sipas fushës për të cilën kërkohet konstatimi apo sqarimi i fakteve, ndërsa problematika tjetër që evidentohet në këtë komunikim zyrtar lidhet me shqetësimin e përsëritur të përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për mos paraqitjen e dokumentit të ushtrimit të profesionit të avokatit, duke mos përmbushur kriterin ligjor të regjistrimit pranë organeve tatimore”.

Manjani kërkon gjithashtu që çdo rast i evidentimit të ushtrimit të profesionit të avokatit në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi, për regjistrimin pranë organeve tatimore, në përputhje me nenin 39 të ligjit nr. 9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, mund të referohet nga ana e gjykatave për shkelje të nenit 38, paragrafi 1, nën paragrafi “iv”, të ligjit nr. 9109/2003”.

April 21, 2016 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim