Manjani: Koalicioni PS-LSI funksionon

July 25, 2016 21:40

Manjani: Koalicioni PS-LSI funksionon

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  hedh poshtë zërat për një krisje të koalicionit PS-LSI.

Sigurisht që funksionon për sa kohë që ka ide të përbashkëta, ekipe të përbashkëta, ka ende për të arritur nga programi. Ka ende kohë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi tani dhe në të ardhëm dhe ka shumë gjëra që na bashkojnë. Ka shumë helm jashtë marrëdhënies PS-LSI që bëjnë gjithmonë atë, që hë se ra sot hë se ra nesër. Ndoshta 90% e këtij helmi vjen nga persona që janë jashtë strukturave të partive. AShtu si ka edhe mendime brenda strukturave tona. Por e përsëris, si në PS edhe në LSI kur vjen puna për vendimmarrje ka filtra, përvoja në ka bërë. I futim këto informacione në filtra që të dalë më e mira pavarësisht ndonjë qëndrimi për çështje konkrete apo deklarimeve individuale të deputetëve apo personave të vecantë që në mjedisin e të majtës shqiptare janë të lirë të komentojmë“, tha Manjani në një intervistë për Ora News.

Manjani komenton edhe zërat që flasin për një flirt mes PD-së dhe LSI-së.

Kjo është absurde. Fakt është që PD është pozicionuar kundër LSI në disa çështje, por askush nuk tha që këta po forcojnë koalicionin për shkak se po sulmon opozitën. Në kohën kur flitet për reformën në drejtësi spikatet në mënyrë të menjëhershme pikëpamja që PD dhe LSI ikën lanë PS më vete, këto janë lojëra të papjekura dhe nuk është një analizë e qëndrueshme”, tha ai.

July 25, 2016 21:40
Komento

2 Komente

  1. Jaho Lunxheria July 25, 21:46

    Manjani eshte nje klluf i sterperdorur nga Likja me blok ne dore. Turp per gazetarine qe i drejtojne mikrofonin nje letre higjenike.

    Reply to this comment
  2. alphade July 26, 04:11

    O zoti Ylli , ji pak me modest bre burre ! Ne nje vend kaq
    fukara si Shqiperia ,pushtetareve tane nuk i ka hije te tan-
    gallosen dhe ta paraqitin veten sikur kane ne dore e globin e tokes . Te gjithe pushtetaret tane aktuale nuk
    kane hequr dore nga reminicencat e prototipit te Kim
    Jong-ut. !!! Pervec te mirave nuk ka asgje te keqe te jesh
    modest qofte ne parlament, qofte ne intervistat qe jepni
    Ju para gazetareve !!! Nejse ,puna juaj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*