Manjani kundër garimit të Gjin Gjonit për Apelin e Tiranës

March 7, 2016 11:22

Manjani kundër garimit të Gjin Gjonit për Apelin e Tiranës

 

Debati mbi garën e vendit të kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë ka “futur në lojë” edhe ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Ky i fundit do të kërkojë përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni, nga gara për kreun e kësaj gjykate.

“Është një kërkesë që vjen nga njëri prej kandidatëve për Gjykatës së Apelit. Kërkesën do ta parashtroj në KLD”, ka thënë vetë ministri sipas Ora News. Kjo, një ditë pasi gjyqtari Alaudin Malaj, të cilit i ka mbaruar mandati në krye të Apelit, i kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit nga votimi për shkak se është në konflikt interesi.

“Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi. Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot. Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje”, thuhet ne letrem e Malajt. Për postin në fjalë kandidojnë dhe gjyqtarët Hysni Demiraj dhe Gramoz Levanaj.

March 7, 2016 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*