Manjani: Kush kapet me armë pa leje e në flagrancë, të shkojë në gjyq

March 18, 2016 14:23

Manjani: Kush kapet me armë pa leje e në flagrancë, të shkojë në gjyq

Gjatë një takimi me avokatët penalistë, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi sot ndryshime të Kodit të Procedurës Penale në rastet e arrestimit në flagrancë. Manjani u shpreh se nuk ka kuptim që në person i arrestuar për armëmbajtje pa leje apo i arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale të shkojë në paraburgim. Sipas tij, i arrestuari në flagrancë duhet të dalë direkt në gjyq.

“Sigurisht drejtësia penale e sotme ka probleme, nuk është aty ku duhet. Sot në sistemin penitenciar shqipatrë më shumë se gjysma e personave të izoluar janë persona të padënuar ende. Duhet ta reformojmë thellë hetimin penal. Duhet të zbatojmë mirë parimet e Kodit të Procedurave Penale. Është e papranueshme që një person që arrestohet për armëmbajtje pa leje çohet në gjykim, nuk mbahet në paraburgim. Nuk është vetëm çështje kostosh, por çështje standardi e të drejtave të njeriut dhe e kulturës së ndëshkueshmërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë./H.M/ Dita

March 18, 2016 14:23
Komento

2 Komente

  1. * March 18, 14:54

    Ore Manjani do jesh minsiter drejtesie me mend apo pa mend.
    Po kush asht njeri qe kapet me arme dhe ti drejtorhet gjyqyt.Ai po te kishte aq ndergjegje sa e kerkoni ju.Ai nuk do mbante arme.Ose do te dorezonte armen dhe do ti drejtohesh gjyqit pa kene nevoja te rrotullosh ligjin.
    Ju takon juve nga ana shteterore qe personi qe kapet me arme pa leje arrestohet dhe i paraqitet gjyqit.Keshtu po.Mos ke dasht te thuash kete te fundit te komentit tim.

    Reply to this comment
    • ??? March 18, 16:44

      Ku e ke bere shkollen e nates ti or mik? Hapy syte lexoje se ate po thote, kush arrestohet shkon direct ne gjyq. Na cudite!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*