Manjani letër falënderimi ‘Venecias’

July 27, 2016 11:50

Manjani letër falënderimi ‘Venecias’

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një letër dërguar Komisionit të Venecias, ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e tyre.

Manjani pohoi se kontributi i ekspertëve ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa falënderoj dhe zotin Gianni Buquiçhio.

“Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falenderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquiçhio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi. Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias! Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 Korrik!”, citohet në mesazhin e ministrit.

Ndër të tjera ai theksoi se në vitin 2008 u ndryshua ekuilibri i pushteteve. “Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar. Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!”, përfundon njoftimi.

 

July 27, 2016 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*