Manjani merr detyrën: Politika nuk do të ndikojë në veprimtarinë e institucionit

November 13, 2015 16:00

Manjani merr detyrën: Politika nuk do të ndikojë në veprimtarinë e institucionit

Ylli Manjani ka bërë betimin pranë Presidentit të Republikës për të marrë postin e ministrit të Drejtësisë.

Menjëherë pas betimit, ai ka shkuar në zyrën e re pranë ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ku e ka marrë detyrën nga paraardhësi i tij Nasip Naço.

Si ministri ashtu edhe ish-ministri vijnë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Manjani dha edhe garancinë se puna dhe veprimtaria e institucionit nuk do të cenohet nga mjedisi politik.

Ai premtoi gjithashtu luftë ndaj korrupsionit, duke shtuar se progres raporti do të jetë si një “Bibël” për të.

“Ju siguroj juve, se do të duhet ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë. Jemi në një situatë fiks pas daljes së progres-raportit. Kam ardhur për të shprehur vendosmërinë për të çuar përpara rekomandimet e progres-raportit”, tha Manjani. /Dita/

November 13, 2015 16:00
Komento

6 Komente

  1. Arben November 13, 18:02

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
  2. SHAMIKUQJA November 13, 18:53

    Arben, po nuk zbatove ligjin edhe burg. Kush zbaton ligjin s’ka pse te ket frike nga burgu. Te vjedhesh energjine e ta paguaj ai qe se harxhon as duhet te shkosh ne burg? Te shfrytezosh punetoret qe punojne 8 ore pa marr fryme e ti s’u paguamn sigurimet,nuk u ploteson kushtet e punes.nuk u jep leje te zakoneshme ,nuk u paguan raporte mjeksore ,a njk je shfrytezues,ke shkelur kodin e punes , mashtron duke punuar me dy lloje faturash,pra mashtron popullin a nuk duhet te shkosh ne burg? Po pse ulurisin tregtaret per kuponin tatimor ? Ulurasin se duan te mashtrojne me blancet. A ka nje vend demokratik qe edhe nje kjoske evogel temos japi kupon tatimor ? A nuk duhet burgosur ish-kryetarja e parlamentit qe ka harxhuar per nje makine edhe nafte edhe benzine e jashte limitit ? A nuk ka vjedhur shtetin e ka favorizuar njerez te aferm.? A nuk eshte vjedhje qe te banosh ne Tirane e te marresh djeta jo pak po 1000000 leke te vjetra ne muaj si djeta qe banon ne SHKODER? si thua ti t’a dekorojme?

    Reply to this comment
  3. hipo November 13, 21:13

    Si nuk i vjen turp ketij qelbesire qe flet per progres lezhian.Meta me defterin e llogarive ne dore dhe Sala me familjen e tij do cojne ne ferr kete vend.Po Koco Kordinatori?

    Reply to this comment
  4. Aqo November 14, 00:36

    Arbeni dhe ky/kjo i/e shkolles se plepave ( shkaktaret e kesaj situate ne vend) jeni gabim.
    Per 25 vjete shqiptaret jetuan ne nje rezervat-pylli,lisho ,pa ligje,pa rregulla tamam si kopete e majmuneve dhe tani qe po u kerkohet te zbatojne rregullat dhe ligjet ju duket bote tjeter.Domosdo qe keshtu do t’u duket,por me kalimin e kohes do te mesohen me keto rregulla dhe ligje,si ne te gjithe boten e zhvilluar.Por kjo do te marre ca kohe.
    Kurse ti Hipo ke pjeserisht te drejte.Lsi-ja eshte druri i shtremer i politikes shqiptare.Kjo po,qe duhet eleminuar.

    Reply to this comment
  5. Aqo November 14, 00:42

    Nje vrejtje per gazetarin e ketij lajmi.Ju thoni qe :Menjehere pas betimit,ai ( ministri i ri ) ka shkuar ne zyren e re prane Ministrise Drejtesise.
    Domethene i paskan ndertuar nje zyre te re prane godines se Min.Drejtesise.
    C’beni keshtu me keto gabime foshnjarake ,o gazetare qe duhet te jeni shembull i drejtshkrimit te gjuhes shqipe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*