Manjani: Ndryshimet kushtetuese me dakordësi. “Lista e gjyqtarëve”, spekullim mediatik

March 18, 2016 11:46

Manjani: Ndryshimet kushtetuese me dakordësi. “Lista e gjyqtarëve”, spekullim mediatik

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë për News 24 shpreh bindjen se palët politike do ta gjejnë vullnetin për të miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

“Nuk kam asnjë arsye të mendoj të kundërtën. Unë jam shpresëplotë që ne do kemi dakordësi për të miratuar ndryshimet kushtetuese në të gjithë hapësirën konsensuale. Dokumenti është i plotë, brumi mbi të cilin mund të gatuhet një draft i pranueshëm dhe konsensual është i plotë. Nuk ka asnjë pengesë që të bëhet i mundur fillimi i kësaj reforme duke u miratuar ndryshimet kushtetuese”- tha Manjani.

Ndërsa ekzistencën e një liste të gjyqtarëve të korruptuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Manjani e cilëson një spekullim mediatik.

“Kam shprehur gatishmërinë që të çel procedurë disiplinore për çdo gjykatës që ka të dhëna. Nuk kam listë me emra nga ambasada. Lista spekulim mediatik. Kam shprehur gatishmërinë time që në bazë të ligjit të interpretoj me pozitivitet që çdo kujt që i refuzohet viza për shkak të partneritetit me SHBA të mos diskutoj më fare por ta çoj për procedim disiplinor. Është gatishmëri publike. Pjesa tjetër spekulim mediatik”- u shpreh Manjani. /H.M/ Dita

March 18, 2016 11:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*