Manjani nis në Holandë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut

May 4, 2016 17:23

Manjani nis në Holandë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka nisur sot zyrtarisht kërkesën drejtuar autoriteteve Holandeze, për ekstradimin e Arben Frrokut.

Arben Frroku, i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2013-ën është arrestuar në Holandë me dokumente të falsifikuara. Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit u raportua se identifikimi i tij u bë pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.

Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri publik ndalimin e Arben Frrokut në Holandë dhe menjëherë pas kësaj, Policia Shqiptare kërkoi informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit pikërisht për këtë çështje.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa ishte Gjykata e Apelit ajo që e dënoi me burgim të përjetshëm. Kështu, Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vendimit të Krimeve të Rënda më datën 4 prill 2015.

Frroku u arratis nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin TIMS para se Apeli të jepte vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë kohës që Frroku ka qenë në arrati, më 8 korrik të vitit të kaluar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi pafajësinë.

Njoftimi i policisë per arrestimin e Frrokut
Nisin procedurat e ekstradimit për shtetasin Arben Frroku. Interpol Haga njoftoi sot (dje) në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.

Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka pasur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot (dje) pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin Renato Tsepa, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare. Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë.

Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitet Renato Tsepa, lindur në Korçë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.

Dritan Lamaj, ish-shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë u ekzekutua nga breshëri kallashnikovi në zonën e “Vasil Shantos” në shkurt të 2013.

May 4, 2016 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*