Manjani: Nishani që ditën e parë u rreshtua kundër parlamentit

November 3, 2014 09:30

Manjani: Nishani që ditën e parë u rreshtua kundër parlamentit

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, thotë se problem që kemi, është fakti që sistemi gjyqësor nuk është i hamronizuar me kushtetutën.

Sipas tij, ky system duhet ribërë me ligje të reja.

Sistemi jonë gjyqësor nuk është ende sistem dhe as i harmonizuar me Kushtetutën që kemi.

Veprimi numër një është që duhet ta bëjmë këtë sistem me ligje të reja.

Të dy ligjet proçeduriale duhet të jenë të reja, një organizim krejt tjetër në rang vendi.

Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të kthehet në gjykatë penale dhe Gjykata e Lartë duhet të jetë realisht drejtuese e gjyqësorit”, tha ai për Ora News.

Ndërsa duke folur për votimin e disa deputetëve të LSI-së kundër shumicës së mazhorancës për dekretet e Nishanit, Manjani ka thënë:

Edhe unë po të kisha një mandat deputeti do të matesha disa herë për të dhënë një vendim apo opinion për një koleg.

Unë jam jurist, kemi kolegë, njerëz që na krijojnë bindjen se mund të shërbejnë mirë aty ku propozohen.

Është gjithmonë ajo joshja nëse duhet të triumfojë zgjedhja e mire, apo proçesi i mirë.

LSI sa herë që ka qenë çështja për emra konkret nuk ka pasur vendime politike, nuk ëhstë në strategjinë e LSI. Por me proçesin.

Nëse ngren debatin në nivelin e një proçesi transparent, të konsultuar dhe pjekur mirë, garancia është shumë e lartë që dhe emri do jetë shumë i mirë.

Të dy emrat që u rrëzuan këtërradhë ishin shumë të mirë, juristë të mirë, kanë përvojë të mirë. Ajo që ka qenë shqetësuese është proçesi, ka qenë i mangët, jotransparent dhe jo i konsultuar.

Është nisur më tepër nga mllefi i presidentit me mazhorancën, jo nga një debat apo konsultë që duhet të funksiononte siç ka funksionuar edhe me Presidentët e tjerë”.

Në të trija herët rrëzimi ka qenë për shkak të marrëdhënies së tensionuar President-mazhorancë.

Ky President për fat të keq të shtetit u rreshtua që në ditën e parë kundër Parlamentit.

Zoti Nishani vazhdon ti shërbejë PD-së dhe kjo nuk është diçka e panjohur.

Nuk kanë qenë reagime për shkak të emrave, por për shkak të proçesit.

Sa i takon kritereve, mendoj se duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi. Unë si jurist do kisha kritere shumë strikte. Për mua ka të bëjë shumë përvoja jetësore, duhet të kalosh një farë moshe që të gjykosh dike”, vijoi më tej ai.

November 3, 2014 09:30
Komento

3 Komente

  1. Naci November 3, 10:23

    Hik ore bythec e pri ata burseta se me ke dal si hajdutet e Ed Paloqes….o Mutnjani.

    Reply to this comment
  2. Gimi November 3, 11:15

    Keto myteberet e LSI behen qesharake kur flasin per ate qe e quajne ” ish-pushteti i PD “. Se kane qene vete gjysma a me shume i atij pushteti ne qeveri dhe baze. Bashke me to ka qene dhe ky Yllka qe me zerin e holle duket si ato te LGBT-se.

    Reply to this comment
  3. November 3, 12:51

    Ti je ameb . Por kur flet edhe si kopetent ? Nga shumefytyrsia jote ti ngul e shkul ngele po z/minister si me njerin krah si me tjetrin dhe falin dikur e kishte Rama tani e ka Saliu . Ptuuuu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*