Manjani: Një mocion besimi “i dështuar” çon vendin në zgjedhje

April 8, 2019 13:27

Manjani: Një mocion besimi “i dështuar” çon vendin në zgjedhje

Në një postim në rrjetet sociale ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kriza politike e cila sipas tij ka vënë në rrezik serioz demokracinë, mund të zgjidhet nga palët pa ndërhyrje nga jashtë.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës. Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh. Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik”, shkruan Manjani

Ndërsa shton se e vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet.

Postimi i Plotë:

Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh.

Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen.

Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar…

 

b.b/dita

April 8, 2019 13:27
Komento

4 Komente

  1. Fidel Kastro April 8, 14:47

    Manjani na tregon perralla, pse e them kete???
    1.- Kryeministri nuk eshte nga ata burra qe kerkon mocion besimi.
    2.- Edhe ne se e kerkon pulat apo delet e parlamentit nuk e rrezojne, me besoni dhe me keq jane keto spurdhjaket e opozites qe hyni tashti!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. specialisti April 8, 16:05

    Zoti Manjani, mos u beni naiv.
    Ja beri mocion besimi, e deshtoi. Do shpallen zgjedhjet e parakohshme. Po opozita hyn ne zgjedhje ? Po kryeminister kush do jete ?
    Ate qeveri teknike qe e kerkon opozita , kush e miraton ?
    Mazhoranca i ka te gjitha kartonat, per mocionin e deshtuar dhe krijimin e nje qeverie tjeter socialiste.
    Futet opozita PD e LSI ne zgjedhje te parakohshme me qeveri socialiste, pa Edi Ramen kryeminister ?
    Prandaj mos trego perralla.
    Opozita kerkon zgjedhje pa Edi Ramen kryeminister e me qeveri teknike. Kush do e miratoje kete qeveri teknike ? Socialistet ? Harroje.
    Fillo shkruaj edhe nje here nga e para, opsione utopike.

    Reply to this comment
  3. Taraboshi April 8, 20:19

    Per zgjilljen e ketijproblemipyetni Fidel Kastron nga Tropoja.se aiidin te gjitha.Nuklenteme pa komentuar i lumte.

    Reply to this comment
  4. Adih April 9, 02:38

    O manjan i “ZGJUAR ” per ke te votojne shqiptaret ,per ju ,ju provuam sot e 28 vite . Ju te gjithe pa perjashtim ,qe te shpetoje ky popull ,eshte mire tju mbysim jo ne det ,por ne oqean e tju hane peshkaqenet . Prandaj z Manjani besj se me kupt…..??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*