Manjani: Nuk është as fundi i botës e as fillimi i politikës lista e deputetëve

May 29, 2017 21:29

Manjani: Nuk është as fundi i botës e as fillimi i politikës lista e deputetëve

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ish-ministri i drejtësisë Ylli  Manjani ka komentuar përfundimin e  afatit të dorëzimit të listave.

Sipas tij partitë nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë listat e njëra-tjetrës! Ato janë në konflikt interesi.

Statusi i plotë:

Listat u mbyllën.
———-

Për të mirë a për të keq, listat janë mbyllur! Ska më asnjë ndryshim.

Kryetarët e partive kanë vënë bastin e tyre para popullit Shqipëtar. Diskutimet pse ky dhe jo ai tjetri, kanë të drejtë ti bëjnë vetëm votuesit. Askush tjetër përveç tyre nuk ka kuptim të debatojë. Ata do votojnë!

Partitë nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë listat e njëra-tjetrës! Ato janë në konflikt interesi.

Për më tepër, asnjëra nga Partitë nuk mund të krenohet se ka bërë perfekten në listën e saj! Pra janë të gjitha njësoj!

Ndërkohë të gjithë duhet të mos harrojmë se:

  • Shqipëria është më e madhe se politika.
  • Politika është më e madhe sesa partitë.
  • Partitë janë shumë më të mëdha se kryetarët, listat e kandidatëve apo edhe ministrat e kryeministrat.

Nuk është as fundi i botës e as fillimi i politikës lista e deputetëve! Përkundrazi, jeta vazhdon!

Edhe kur Partitë i konsiderojnë zgjedhjet bast kryetarësh! Prap jeta vazhdon!

Asgjë nuk humbet! Këtu do sillen të gjithë në ose jashtë liste!

E rëndësishme është që njerëzit të votojnë! Pavarësisht listave!

Insistoj: mosvotimi e bën të keqen edhe më të keqe!

 

May 29, 2017 21:29
Komento

4 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 29, 21:43

    Jepu ngushellimet e fundit Manjani. Mos harro se pa ngushellimet e tuja ato nuk treten.!

    Reply to this comment
  2. bato II May 29, 23:00

    Interesant me ju te Dita-s, perse doni ta beni faktor Manjanin,kete element ta margjinalizuar nga te gjitha forcat politike ?
    Mendoni se eshte nje figure e shquar ? Apo eshte pjese e klanit?

    Eshte vetem nje pyetje pa te keq, thjesht per kuriozitet.
    Pergjigja juaj do te cmohej se tepermi.

    Reply to this comment
  3. Dielli mbi Korab May 29, 23:24

    O Ylli I Likes,po thuaji ati koklopes qe drejton Parlamentin dhe u zgjodh President se taksapaguesit shqiptar nuk jua kane borxh qe ju te talleni me djersen dhe mundin e tyre dhe te paguani deputetet duke bere aheng tek çadra e Berishes.Ju jeni zagare te pangopur.
    3 muaj te paguani deputetet e PD me miljona leke, kjo gje eshte skandaloze.Likja i Monike sduhet dergu ne Gjyq.

    Reply to this comment
  4. kris 1 May 30, 00:29

    po morrem pjese ne votime komunikata do te jete : pjesmsrja 51%,,votuan30% per ps,25%per pd.Zgjedhjet do te quhen te vlefshme.Duke mos marre pjese nuk lejojme Ramen,Meten e Lulcakun te vazhdojme pazarin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*