Manjani: Opozita të konsiderojë hyrjen në zgjedhje

June 4, 2019 21:37

Manjani: Opozita të konsiderojë hyrjen në zgjedhje

Ish-ministri i Drejtësisë  Ylli Manjani ka reaguar sërish për krizën politike në Shqipëri, nepërmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e tij, Manjani shprehet se nëse do të futej sot në garë për zgjedhjet lokale, opozita mund të fitojë deri 32 bashki nga 62 që ka në total Shqipëria. Duke dënuar dhunën, Manjani shprehet se hyrja e një opozite të bashkuar në zgjedhje duhet konsideruar dhe se kjo do ta bëntë Ramën humbës.

Postimi i plotë Manjanit:

Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën. Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren. Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme. Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës.

Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari. Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike…

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka! Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes. Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…

e.ll./dita

June 4, 2019 21:37
Komento

5 Komente

  1. Xha Teme June 4, 21:41

    Tani ju ngrit thumbi Mones o kokzbathuri Leshitdhise. Data e zgjedhjeve nuk eshte ushkuri i brekeve te Mona baxhelles te cilin Iliri me te Meta ka te drejten legjitime ta lidhe dhe ta zgjidhe si dhe kur ti ngrihet. Harrojeni qelbesira. Zgjedhjet me 30 Qershor. Zero tolerance hajduterise dhe korrupsionit pede-leshelist.

    Reply to this comment
  2. Katundari digital June 4, 21:45

    E dija une.Ky qenka me i mencuri prandaj i kane rene floket.E kuptoj i pari se duhet te futen ne zgjedhje.
    Pastaj sipas tyra keta gjithmone fitojne.Dhe po humben ju kane vjedhur votat.

    Reply to this comment
  3. niki June 4, 22:10

    Ne nje demokraci ka rregulla. Keto rregulla , opozita nuk donte ti zbatonte , per kapricot e saj , dhe ne i dime se cilat jane.Perse, mbasi eshte mbyllur koha e regjistrimit ne keto zgjedhje, duhet te behen leshime dhe te thyhen rregullat demokratike?

    Reply to this comment
  4. KUSH KARIN ESHTE KY TALIBAN MER June 4, 23:02

    PLHER KAZANI

    TANI DUHET PYET MUCH NANO -LUBONJA -ZHEJI-MUTI -KAKA – BYTHATI QE I I FUTE GISHTIN KUR ISHTE I VOGEL SHPELLARI

    PASTAJ SE HARRUAM
    PO

    PRESIDENTI ALI BABA CFAR THOT BRE ß

    Reply to this comment
  5. Naseri June 4, 23:11

    Dashka te beje ndonje rruge Amerike ky dhe ka hall mos i refuzohet viza? Keshtu e kane zakon keta qe bertasin gjoja per objektivizem por qe jane thellesisht anti shtet e anti ligj, pro korrupsion e vjedhje. Ky e ka filluar kete zanat me kohe, qekur ishte ne hapat e pare te ligjerimit universitar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim