Manjani për Ramën: Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin

June 26, 2017 19:40

Manjani për Ramën: Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar mbi situatën e fundit të numërimit të votave nga e cila duket dukshëm se PS rezulton forcë e parë.

Megjithatë kjo nuk është një arsye për ta uruar kryeministrin sipas Manjanit pasi ai nuk fitoi zgjedhjet por bastin.

Basti i fituar.
—–
Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që “nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë”!

Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë!

Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin!

Nuk fitoi programi, por barcoleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë!

Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet!

E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa!

Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon!

Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar!

Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! “Shitësi” i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i llogjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore!

Nëse njerëzit e shesin lirinë e demokracinë, ka mbaruar çdo logjikë e metejshme! Blerësit ndjehen “legjitimë” ti nxjerrin ujët e zi çdo gjëje!

Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurtë është që fituesi kishte strategji më të mirë.

Kërkimi i “fajit” tek sondazhet nuk ndihmon! Fakt është që sondazhini IPR Marketing dhe Ora Neës, me pak saktësime doli korrekt!

Me rëndësi tani është organizimi i Shqipërisë opozitare! Pa opozitë diktatura monopartiake do ta ketë krejt të lehtë të bëjë çtë dojë!

Duhet të kthejmë zgjedhjet në alternativë dhe jo në bast!

Bastet i fiton gjithmonë pushteti!

 

June 26, 2017 19:40
Komento

7 Komente

  1. Robi June 26, 20:13

    Nxirre, nxirre vrerin se lirohesh, te ben mire, pastrohesh.

    Reply to this comment
    • More ku eshte futur Likja June 27, 01:21

      More ku eshte fshehur “presidenti” Like Lista, e kishte kapur me shume tersellek beu i ri por shkoji yek fasukja perseri. Mbariji dhe tepsia e qylit nga nje krah tek tjetri, nga nje preher tek tjetri e bishtin perpjete kurva LSI.

      Reply to this comment
  2. Jimi June 26, 21:38

    Cfare i kujton votuesit ti more idiot, matrapaze sic je vete qe munde te shiten e te blien sa here tu doje qejfi juve!?
    Po ti hyjme kesaj llogjioke, o kishte mundesi ” LIDERI” yte per te blere votat, o s’kishte kush tjeter. Me shume kapital se c’ka ky “LIDERI” yte nuk besoj se do te munde te kete edhe vete shteti shqiptare! Sa per kanabisin bej nje mundim deri ne Corovode dhe do te thone vete vendasit se kishte apio s’kishte kanabis atje dhe kush e administronte ate!
    Qe ka njerez ne nevoje te cilet per 5 lek e shesin voten ky si fenomen nuk eshte se lindi sote, por kjo nuk do te thote qe te gjithe votuesit e te majtes jane te shitur Dhe c’eshte me e cuditeshme ky fenomen ndodhe vetem me elektoratin qe voton majtas!?
    Te rrosh vete se mendja te ka vdekur!

    Reply to this comment
  3. Dino June 26, 23:01

    Eh mor Manjani!Ti sje per politike je shume ziliqar,ke shume vrere,ke shume mllef…!politikani duhet te jete njeri me ideale,puntore dhe pak modest dhe nje cike me pak llafazan

    Reply to this comment
  4. vlora.vlora June 26, 23:05

    ha koke rrjepur po s tu ,byll goja,kush e di si e ka gruaja jote

    Reply to this comment
  5. JonBonJovi June 27, 00:22

    Ore ke qene dhe Minister i Drejtesise ,ty sikur te ka pjelle Monika Kryeku… qe flet neper mitingje,Shqiptaret ja dhane voten ore Idjot simpatizant i partise se matrapazeve te inatosur,ore koke bosh tregohu Profesionist dhe mos u ndiko nga zemerimer personale.per ate foli nje popull i tere qe votoi,nuk e kuptoj si mer guximin dhe jep komentare sepse vota qe mori sle komentare me per te shprehur .Se di kush te ka vene Minister Drejtesie ty me Llogjiken qe ke .Ke humbur cdo realitet dhe ndikohesh nga ndjenjat personale.si keshille ,hakmarja (ndaj Rames)te turbullon shikimin dhe mendimin e paster..nuk kuptoj guximin qe mer dhe flet o kok bosh ,sjam simpatizant i as nje partie ,por patriot i nje shqiperie ?Dhe respektoje Kryeministrin e ri se eshte dhe i joti o qytetar Shqiptar..

    Reply to this comment
  6. Rajmondi June 27, 09:55

    Ndaj te njejtin mendim me komentuesin Jimi.Nuk perjashtohen rastet sporadike te tentativave per blerje vote,por duhet theksuar se ne disa raste ato kane qene provokative nga elemente rremujazhinj,per te justifikuar humbjet.As mund te krahasohen keto zgjedhje me te gjitha zgjedhjet e me parshme,sepse ato jane si dita me naten,ku ne te kaluaren,jo vetem eshte blere ,por masivisht eshte vjedhur vota e qytetareve.Po te ishte aq lehte PS i kish blere votat edhe ne Kamze bashke me Xhelal Mziun dhe votat e LSI bashke me Ylli Manjanin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*