Manjani: Progres raporti, shuplakë për të gjithë. Kemi shtet të politizuar

October 9, 2014 10:07 Updated

Manjani: Progres raporti, shuplakë për të gjithë. Kemi shtet të politizuar

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, nga ky progres raporti i BE nuk pati të fituar.

Ai thotë se ajo çfarë u artikulua dje në Bruksel ishte një shuplakë për shtetin shqiptar.

Është një virus kjo puna e raporteve, sa herë ka një raport nga BE ngjan si ato gratë që mblidhen për vaki që nuk qajnë atë që ka vdekur po qan secili hallin e vet. Duket sikur nga raporti pozita del gjithmonë mirë dhe opozita del gjithmonë keq.

Në fakt e vërteta është se marrëdhënia jonë me BE është matematikë, nuk është as politikë, as emocion, as mik, as dashamirës as dashakeqës. Ka disa kritere që o i plotëson, ose ngelesh në klasë.

Dhe ky raport nuk ka të bëjë as me mazhorancën as me opozitën. Edhe ky raport nuk ka thënë që as këtej nga mazhoranca janë burra të mira dhe as nga opozita janë burra të mirë dhe anasjelltas.

 Është një raport që vlerëson ecurinë e shtetit shqiptar jo të pushtetit në Shqipëri. Kam parasysh institucionet, kam parasysh më së pari gjykatat, instititucionet tek mënyra si bashkëveprojnë, si funksionojnë jemi ende larg standardeve të BE.

Kjo është e dukshme dhe e prekshme dhe nuk ka rëndësi fare se çfarë mendon një grup politik për hesape të veta. Nëse grupet politike do vazhdojnë të mendojnë kështu progresi në raport me shtetin do jetë shumë i ngadaltë. Problemi është therës, shteti shqiptar është difiktoz.

Qytetari shqiptar nëse ka një problem nuk ka ku të trokasë dhe dera ku duhet të trokasë është gjykata. Nuk është problem për ta hequr problemin nga vetja .Por shteti si mekanizëm është difektoz. Punoj dhe merrem me politikë. Dhe të them këtë sigurisht që është kontradiktore,por një nga komentet është që shteti shqiptar, pra institucionet janë të politizuar”, tha ai për “Ora News”.

Reforma në drejtësi është kali i Trojës për “revolucion” të brendshëm dhe të jashtëm.

Manjani thotë se shteti, më së pari gjykatat kanë nevojë për ndërhyrje të thellë.

Kemi probleme me politizimin e shtetit. Institucionet pra i ndërhyn politika, i menaxhon, i preson dhe lëvizin vetëm me urdhër politik. Dhe ky është fakt, nuk ka pse të na e thotë Fyle.

Si do të ndryshojë? Ka disa mënyra, sigurisht që politika ka një rol për të luajtur. Kanë qenë dy qasje deri më tani, flas për reformën në drejtësi, qasja në kuptimin si do të hyhet.

Ka qenë një mënyrë që qeveria edhe për shkak se ka dhe numrat në parlament të shpallte një program të saj ndërhyrje dhe të përdorte votat që ka për ta bërë këtë ndërhyrje. Unë kam qenë një nga ata përkrahës të idesë që qeveria duhet ta thotë se çfarë duhet të bëjmë me sistemin e drejtësisë.

Megjithatë ka fituar pikëpamja që është më e pjekur në kuptimin politik që të eksplorojmë sa më shumë mundësi konsensusi me idenë që të krijojmë një produkt të përbashkët, jo thjesht një betejë numrash apo deklaratash.

Për fat të keq jemi ende tek beteja e deklaratave, disa prej tyre ngjajnë si faqja katër e “Zërit të Populllit” dikur, larg duart nga këtu, futi duart atje, kjo ka mbetë pjesë e batutave politike. E vërteta është që shteti shqiptar, më së pari gjykatat kanë nevojë për ndërhyrje të thellë”, shprehet ai.

October 9, 2014 10:07 Updated
Komento

7 Komente

  1. nasruddini October 9, 10:26

    REFORMA ME GJYKATAT FILLON ME RIHAPJEN E DOSJES SE RRYSHFETIT TE SHMETUAR TE ILIR FLORIRIT QE ESHTE MBRETI I KORRUPSIONIT NE SHQYPNI

    Prandaj edhe ku langaraq i LSI-se le te mos flase retorike banale badiava per miletin, me fjale te bukura duke i bere kozmetike moralit te Partise se tij KURVE qe di te bleje dhe te shese vota me LEKAT e rryshfetit te kuserise per te mbajtur pushtetin mafioz nga te gjitha anet e politikes dhe pa piken e moralit dhe pozites qytetare. Ndryshe so do ta kuptonim interesin e Ilir floririt per festime madhore per 29 nenetorin e ZI qe implementoi MURTAJEN bolshevike ne vendin tone, kur nga ana tjeter shkon dhe i puth bythen vazhdimisht emisareve te BE-se Antikomuniste dhe Demokratike?

    Reply to this comment
  2. nasruddini October 9, 10:27

    REFORMA ME GJYKATAT FILLON ME RIHAPJEN E DOSJES SE RRYSHFETIT TE SHEMTUAR TE ILIR FLORIRIT QE ESHTE MBRETI I KORRUPSIONIT NE SHQYPNI

    Prandaj edhe ku langaraq i LSI-se le te mos flase retorike banale badiava per miletin, me fjale te bukura duke i bere kozmetike moralit te Partise se tij KURVE qe di te bleje dhe te shese vota me LEKAT e rryshfetit te kuserise per te mbajtur pushtetin mafioz nga te gjitha anet e politikes dhe pa piken e moralit dhe pozites qytetare. Ndryshe so do ta kuptonim interesin e Ilir fForirit per festime madhore per 29 nenetorin e ZI qe implementoi MURTAJEN bolshevike ne vendin tone, kur nga ana tjeter shkon dhe i puth bythen vazhdimisht emisareve te BE-se Antikomuniste dhe Demokratike?

    Reply to this comment
  3. elio October 9, 10:30

    Foli edhe Idhi, dallkauku I Nanos dhe shker…I.. Metes…Ky qe mblidhte gjobat e Nanos tani na u be zv minister dhe gruan e. beri sekretare te integrimit (Pastaj e la ministrine)…nuk ke cfare ti thuash, familje ndroqare me tradita…

    Reply to this comment
  4. Pedro October 9, 11:14

    Ryshfeti, korupsioni.tmer i atij vendi.jo me larg se dje me thonin qe ne Universitetin e Shkodres, detyrimisht duhen dhene 250 EU oer cdo provim.
    Cfare behet mor Zot !

    Reply to this comment
  5. Trebeshina October 9, 11:40

    Me kameleon se ty nuk ka or zotri,dje cfare nuk thoshe kunder Ed Rames,sot je kthyer ne nje lepires bythe te atij qe shaje dje!

    Reply to this comment
  6. NIKO October 9, 11:53

    BRAVO! LSI-ja PAS VIDEOS SE VJEDHJES SE iLIR METES, DUKET SE KA GJETUR DHE SHKAKTARIN E ATIJ SKANDALI,………..,SHTETIN!
    SE PUSHTETI ISHTE DHE ESHTE ILIRI DHE TE HUAJT NUK MERREN ME PUSHTETIN, POR ME MUNGESEN E SHTETIT. DHE ILIRI I VARFER RA VIKTIME E MUNGESES SE SHTETIT! PO QE NGA AI MOMENT, KU ILIRI PER TE SHPETUAR LEKUREN, JO NGA DREJTESIA POR NGA PRESIONI AMERIKAN, FIRMOSI DOKUMENTET E VASALIT , AMERIKA ME EUROPEN NA “DREJTOJNE” DHE “NDERTOJNE” DEMOKRACINE, ME MASKARENJTE QE DO TE MBRETEROJNE PERJETESISHT NE KURRIZ TE KOMBIT.

    Reply to this comment
  7. Arben October 9, 13:30

    TE BESH SHTET ME ILIR MUTIN NE QOSHE????!!!!!

    MISION I PAMUNDSHEM

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim