Manjani: Reforma në drejtësi, rruga drejt BE-së. Kodi Zgjedhor: S’ka nismë

November 19, 2015 22:22

Manjani: Reforma në drejtësi, rruga drejt BE-së. Kodi Zgjedhor: S’ka nismë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi falje publike në emisionin  “Top Story”, të Sokol Ballës ,  për veprimet  e ish-drejtorit të Burgut të Korçës, Laert Çeliku,  i cili merrte nga të dënuarit, apo familjarët e tyre, 5 mijë lekë për futjen e një cigareje hashash në burg, 30 mijë për të punuar si kuzhinier apo për takimet speciale.

Jam këtu për të kërkuar ndjesë publike për ata që mbahen në administratën publik,e persona që nuk e meritojnë të jenë aty ku janë.  Pjesë e mandatit tim është që të merrem me shërbimet ligjore. Jam ministri i shërbimeve ligjore. Vendosa të fokusohem tek çështjet e ditës, ato që prekin njerëzit”, tha Manjani. Ndërkohë në lidhje me emërimin e tij në krye të ministrisë së Drejtësisë, ai tha se nuk ka pasur debate mes Ramës dhe Metës. “Nuk ka pasur debate mes Ramës dhe Metës për emërimin tim në krye të ministrisë së Drejtësisë. Nasip Naço dha dorëheqje, nuk u shkarkua. Nuk ka pasur asnjë debat. Dorëheqja e Naços u vlerësua shumë nga Kryeministrit Rama dhe Meta”, tha ai.

Ndërkaq, Manjani foli edhe për reformën e drejtësisë, duke thënë se do të kontribuojë fort në këtë proces. “Do kontribuoj fort për reformën në drejtësi. Kjo është tema që do na çelë rrugën për të hapur rrugën drejt BE-së. I kam çuar Komisionit Parlamentar sot, disa ekspertë shtesë, të cilët janë personalitet në fushën e drejtësisë dhe që kanë përvojë të jashtëzakonshme. LSI nuk ka bërë draft alternativ për reformën e drejtësisë, por disa komente. Këtë gjë mund ta kishte bërë edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Duhet të kemi variante të ndryshme dhe më pas të biem në një mendje”, vijoi ministri i Drejtësisë.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri, Manjani tha ato janë instrumenti më i rëndësishëm për të mbijetuar në politikë. “Në politikë mendojmë se ndryshimi është instrumenti më i rëndësishëm për të mbijetuar. Po të rrish ashtu siç projekton veten, të duket sikur gjërat janë mirë dhe asgjë lëviz. Nuk e di nëse do ketë ndryshime në kabinet, i takon Kryeministrit ta bëjë një gjë të tillë. Ne si LSI jemi dakord për ndryshimet në qeveri”, tha Manjani. Për ndryshimin e kodit zgjedhor, Manjani tha se deri më tani nuk ka një nismë serioze, pavarësisht se mund të ketë debate.

Sot ne kemi të ngrirë  sistemi zgjedhor proporcional, rajonal. Ato ndryshime u kontestuan nga LSI, por falë është që kjo forcë politike u rrit dhe do vazhdojë të rritet. Nuk ka rëndësi se si është sistemi, është vota ajo që vendos. Nuk ka nismë serioze për të ndryshuar sistemin zgjedhore, ndonëse mund të ketë debate”, tha ministri.

November 19, 2015 22:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*